Gara për 'Këpucën e Artë' 2018-19: Messi, Mbappe, Ronaldo dhe të tjerët

Edhe këtë edicion sulmuesit janë në formë të lartë, ata që edhe në sezonet e shkuara kanë treguar formë të lartë.
'Lufta' për 'Këpucën e artë' vetëm ka filluar me Lionel Messi që udhëheq edhe këtë sezon, por me emra si Cristiano Ronaldo e Kylian Mbappe që po e ndjekin nga pas.
Në kampionatet e mëdha një gol, llogaritet dy pikë, ndërsa te më të voglat 1.5 pikë e kështu me radhë.
#1 Lionel Messi | Barcelona | 19 gola (38 pikë)
Argjentinasi edhe pas largimit të Ronaldos vazhdon të mbetet lojtari kryesor në La Liga. Ai shënon në pothuajse çdo ndeshje.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën, po kalon një sezon të mirë në Ligue 1. Ai ka shënuar katër herë për 13 minuta në fitoren ndaj Lyon 5-0. Ai shënoi edhe një het-trik ndaj Guingamp në janar kur fituan 9-0.
Veterani italian po tregon edhe një herë se e njeh kampionatin. Ai e ka thyer rekordin e sezonit 1994-95 që mbahej nga Gabriel Batistuta, duke shënuar në 11 ndeshje radhazi.
Edhe këtë sezon po tregon fortë të lartë në Ligën Premier. Ai ka vetëm një het-trik në ndeshjen ndaj Bournemouth (4-0).
Uruguaiani vazhdon të shënojë në Ligue 1. Ai së bashku me Mbappen dhe Neymarin, janë një forcë e madhe për PSF-në.
Suarez ka treguar se është një sulmues si madh dhe çdo vit shënon gola të rëndësishëm. Këtë sezon e ka një het-trik ndaj Real Madridit.
Suarez e ka fituar dy herë Këpucën e Artë në vitet 2014 dhe 2016.
Ish sulmuesi i Real Madridit po tregon formë të lartë edhe në Serie A. Ai ka shënuar në tetë ndeshje radhazi si mysafirë.
Kolumbiani po e zhvillon sezonin e jetës te Atalanta, ndërsa ka gjetur rrjetën tri herë në ndeshje me Udinesen.
Sulmuesi 23 vjeç po tregohet shënues i rregullt dhe ka tërhequr mendjen e shumë kubeve.
Aubameyang po tregon këtë sezon atë që di të bëjë, të shënojë gola dhe deri tani ka 14.
Fituesi i Këpucës së Artë në Ligën Premier, Kane, edhe pse është lënduar mbetet lartë në listë.
Ai ka shënuar 14 herë deri më tani. /Telegrafi/



















































