LAJMI I FUNDIT:

Gara Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik mbahet të shtunën dhe të dielën

Gara Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik mbahet të shtunën dhe të dielën

Më 22 dhe 23 qershor do të mbahet Gara Nacionale e Nivelit Republikan për Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik

Kjo garë ka rrjedhë nga pjesëmarrja e shumicës dërrmuese të të gjithë nxënësve të Republikës së Kosovës, nga 316 mijë sa janë gjithsej, nga të gjitha komunitetet, përjashto komunitetin jo shumicë serb.


Para se të vihet te gara e nivelit republikan ka pasur dy nivele paraprake, niveli shkollor i garave dhe niveli komunal. Në nivelin shkollor kemi gjithsej 16,533 fitues, ndërsa në nivelin komunal kemi gjithsej 2069 fitues prej 29 komunave të Republikës së Kosovës.

Duke qenë se nëpër komuna ka shkolla, kryesisht të mesme të larta, që kanë qenë pa konkurrencë, pra të vetme, ato, ndonëse nuk kanë marrë pjesë në garat komunale e kanë të drejtën e garantuar që të marrin pjesë direkt në garat nacionale të nivelit republikan dhe për këtë arsye, në këtë nivel marrin pjesë gjithsej 2225 garues në të gjitha kategoritë e KKMK, si: Art pamor, Art muzikor, Recitim/teatër, Hartim/poezi, Debat dhe Ese hulumtuese.

Të gjitha kategoritë e lartcekura do të përmblidhen në pesë grupe, të cilat do të kenë edhe panelin vlerësues përkatës.

Grupet që përfshijnë të gjitha kategoritë e konkurrimit në Garat Nacionale të KKMK janë:

I. Arti muzikor
Për vlerësimin e të gjitha pikave në artin muzikor do të jenë përgjegjës tri panele vlerësuese në tri lokacione të ndryshme me nga tre anëtarë, të cilët do të punojnë përgjatë dy ditëve. Gjithsej janë 659 garues.

II. Arti pamor
Punimet do të vlerësohen nga një panel vlerësues me lokacione nga nevoja e hapësirës për punimet dhe krijimet e nxënësve, i cili përbëhet nga tre anëtarë përgjatë dy ditëve. Gjithsej janë 371 garues.

Punimet do të shpalosen në formë të ekspozitës dhe do të shpalosen përgjatë dy ditëve në lokacionin e paracaktuar nga organizatori.

III. Hartim/poezi dhe ese hulumtuese
Punimet do të vlerësohen nga dy panele vlerësuese me nga tre anëtarë me nga dy lokacione.
Punimet do të dërgohen paraprakisht te panelet vlerësuese në mënyrë që të ketë kohë të mjaftueshme për vlerësimin e të gjitha punimeve. Gjithsej janë 236 garues.

IV. Recitim/teatër
Kjo kategori do të vlerësohet nga katër panele vlerësuese në katër lokacione të ndryshme, me nga tre anëtarë, të cilët do të punojnë përgjatë dy ditëve sikurse të gjitha panelet e vlerësimit. Gjithsej janë 815 garues.

V. Debati
Grupet e nxënësve do të vlerësohen nga tri panele vlerësuese në tri lokacione të ndryshme, me nga tre anëtarë përgjatë dy ditëve. Gjithsej janë 144 garues.

Të gjitha vendet e para, të dyta dhe të treta do të marrin certifikatë nga Qeveria e Kosovës dhe do të shpërblehen si më poshtë:

Më poshtë lista e dhënë e të gjithë nxënësve garues e saktësuar me vendin dhe kohën e mbajtjes së garës për secilin nxënës pjesëmarrës:

Debat
https://knkrs.rks-gov.net/…/Lista%20e%20Garuesve%20ne%20Deb…

Recitim/Teatër
https://knkrs.rks-gov.net/…/Lista%20e%20Garuesve%20ne%20Rec…

Hartim/Poezi
https://knkrs.rks-gov.net/…/Lista%20e%20Garuesve%20ne%20Har…

Art Pamor
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20e%20Garuesve%20ne%20Art%20Pamor-Niveli%20Republikan.pdf?fbclid=IwAR2d16mt4eb0INlhWL08yS3wbNjKB01zfxPqKoMfeKwK_n0D7KUfsTsaCck

Art Muzikor
https://knkrs.rks-gov.net/assets/cms/uploads/files/Lista%20e%20Garuesve%20ne%20Art%20Muzikor-Niveli%20Republikan.pdf?fbclid=IwAR0yZ0YregEwDAaE2MF_n9ydVFYEH3Hg3nH384M6RKfUy0vovknc-3oswoc

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori