LAJMI I FUNDIT:

Gara mes Tesla dhe Audi, Plaid me mbi 1.300 kuaj-fuqi më i shpejtë në start sesa R8

Gara mes Tesla dhe Audi, Plaid me mbi 1.300 kuaj-fuqi më i shpejtë në start sesa R8

Tesla Model S në versionin Plaid në gara të ndryshme të “startit”, deri më tani ka hequr nga froni shumë vetura sportive.

Limuzina elektrike me mbi 1.000 kuaj-fuqi qëndroi para Audi R8, transmeton Telegrafi.


Derisa versioni standard prodhon mbi 1.000 kuaj-fuqi nga tre motorët elektrikë, rivali i Audi kishte nevojë për disa modifikime.

Motori fitoi një turbinë dhe tani prodhon mbi 1.300 kuaj-fuqi. E nëse i shtohet kësaj që Audi është për 450 kilogramë, krijohet përshtypja që nuk do të duhej të kishte ndonjë problem.

Megjithatë, videoja në YouTube në kanalin DragTimes tregon se jo gjithçka shkoi si kishin pritur shumë njerëz.

Tesla është më e shpejtë në start. Fuqia motorike bartet në të gjitha rrotat dhe i ofron një avantazh në fillim të garës.

Por, pista ishte shumë e shkurtër dhe Audi arriti ta zë Teslan. /Telegrafi/