Instituti GAP sot ka publikuar raportin “Rekrutimet jomeritore në institucionet publike”, i cili analizon ndikimin e projektit britanik në emërimin e profesionistëve në pozita të larta udhëheqëse.
Ky raport argumenton se projekti i Ambasadës Britanike ka pasur një ndikim pozitiv jo vetëm në rekrutimin meritor në disa pozita të rëndësishme të nivelit të lartë drejtues, por edhe në krijimin e një kulture të re të monitorimit të rekrutimit, duke rritur dukshëm kualitetin e aplikantëve dhe nivelin e transparencës së procesit të selektimit.
Sipas këtij raport thuhet se mbetët shqetësues niveli i lartë i moszbatimit të rekomandimeve të Ambasadës Britanike, e cila përveç që paraqet një shkelje të zotimit dhe harxhim të fondeve të taksapaguesve britanik, është edhe një indikacion se institucionet e Kosovës nuk e kanë prioritet instalimin e meritokracisë në pozita udhëheqëse.
“Për të parandaluar nepotizmin dhe vendosur meritokraci në punësime në pozita të larta drejtuese, Ambasada Britanike u kishte ofruar Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës asistencë në rekrutimet meritore. Faza e parë e këtij bashkëpunimi kishte filluar në tetor të vitit 2016. Faza e dytë e projektit vazhdoi nga shtatori 2018 deri më 31 mars 2020. Ndërkaq, në korrik të këtij viti, Ambasada Britanike ka vazhduar projektin me Kuvendin dhe Qeverinë që do të zgjatë gjatë gjithë mandatit të Kuvendit, gjegjësisht Qeverisë. Zbatimi i këtij projekti ka një kosto të lartë buxhetore.
Shuma totale e paguar nga muaji tetor 2016 deri në fund të kontratës aktuale kap një kosto prej 1,772,356 funtave (afër 2 milionë euro). Por institucionet e Kosovës në shumë raste kanë anashkaluar rekomandimet e britanikëve për të zgjedhur në pozitat kyçe njerëz meritorë. Në 14 procese rekrutimi, rekomandimet e partnerit britanik janë injoruar komplet, duke emëruar persona që fare nuk kanë qenë në listën e ngushtë të kandidatëve të suksesshëm. Raporti argumenton se rekrutimet meritore përveç që ndikojnë në uljen e korrupsionit dhe nepotizmit, meritokracia është edhe parakusht për të krijuar një shoqëri të barabartë dhe të aftë për t’u zhvilluar”, thuhet në komunikatën për media nga GAP.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën