LAJMI I FUNDIT:

Ganiu për gjendjen në Çair: Punojmë pa ndërprerë për sanimin e dëmeve

Ganiu për gjendjen në Çair: Punojmë pa ndërprerë për sanimin e dëmeve

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, ka reaguar në lidhje me gjendjen pas shiut të rrëmbyeshëm që kaploi qytetin e Shkupit.

Ganiu në një postim në Facebook ka shkruar se ekipet komunale menjëherë kanë dalë në terren dhe tanimë disa orë pa ndërprerë po punojnë për sanimin e dëmeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Bashkë me Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” që funksionon në kuadër të Komunës së Çairit, punëtorët e Komunës së Çairit, ekipet e specializuara të Qytetit të Shkupit- “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, “Higjiena Komunale, “Parqet dhe gjelbërimet” dhe në koordinim të vazhdueshëm me ta, po bëjmë intervenime nëpër shtëpitë e vërshuara, po mënjanohen drunj të rrëzuar dhe pastrohen pusetat aty ku paraqitet nevoja”.

Pamje nga dëmet e shkaktuara nga moti i ligë në Shkup
Lexo po ashtu Pamje nga dëmet e shkaktuara nga moti i ligë në Shkup

“Njëkohësisht deri tani kemi pranuar edhe telefonata nga qytetarë tanë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe ju kemi mundësuar depërtim sa më të lehtë të ekipeve emërgjente medicinale deri te ata. Po ashtu informojmë se edhe një pjesë e Komunës së Çairit pas motit të ligë është pa energji elektrike, por se ekipet e EVN-së me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm janë duke punuar për mënjanimin e defektit të largëpërçuesit”, ka shkruar mes tjerash Ganiu.

Ndryshe, reshjet e sotme kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në Shkup, ndërsa Bashkia e Shkupit ka mbajtur mbledhje urgjente për të vendosur për masat që do të ndërmerren./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori