Gani Gërmia edhe në mbrëmjen e kaluar (e hënë) në Big Brother VIP Kosova 2 u shpall i preferuari i publikut.

Kjo është hera e dytë për të dhe për banoren tjetër të këtij formati, transgjinoren Edona James.


Pas spektaklit, gazetari e humoristi pati një debat me këngëtarin e njohur, Bleron.

Screenshot 24 2 Foto: Screenshot/YouTube

Ata filluan të hidhnin kunja ndaj njëri-tjetrit, ku domosdoshmërisht kanë përfshirë edhe profesionet e tyre.

Ganiu e thumboi Bleron duke i thënë se vetëm një video e tij ka shikime sa të gjitha këngët që ka realizuar ai.

Screenshot 25 3 Foto: Screenshot/YouTube

“Një video e imja ka shikime sa krejt këngët e tua në të gjithë karrierën”, iu drejtua Gërmia.

Artisti në anën tjetër tha se edhe ai i ka dëgjuar këngët e tij, duke qenë se numëron shumë vite në skenë. /Telegrafi/