LAJMI I FUNDIT:

Gani Geci tregon pse i prishi raportet me Sabit Gecin

Gani Geci tregon pse i prishi raportet me Sabit Gecin

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka thënë se akuzave të ish-bashkëluftëtarëve të tij, Sabit Gecit dhe Brahim Qorrit, do t’iu përgjigjet me të vërtetën dhe se atë e bën që 20 vjet.

“Unë kam ardhur për të thënë të vërtetën dhe jo për të reaguar. Është një e vërtetë e madhe dhe më e madhja në historinë e pasluftës pas komunikatës numër 59 kur jam plagosur unë dhe mu kanë vrarë dy shokë”.


“Komunikata 59 e vitit 1998 në emër të Shtabit të Përgjithshëm, ku kanë reaguar Zona Operative e Drenicës dhe të gjithë, përfshirë edhe Sami Lushtakun. Sabiti e tha që krejt Drenica e ka ditur që është rrenë. Por, megjithatë, ata e kanë shkruar që unë të mos jem më këtu, sepse kur të shkruash se i ke pri ofansivës serbe me maskë, secili ushtar e ka pasë të drejtën të të fusë në nishanin e tij. Mandej e them se ka pasë edhe të tjerë në nishan dhe ka pasë edhe lista”, ka thënë Geci, në Zona B të Klan Kosovës.

“Rexhep Selimi e ka thënë publikisht se ‘ia kam borxh jetën Gani Gecit në qoftë se komunikatën numër 59 nuk e ka shkruar Hashim Thaçi’. Për t’u demantuar kjo duhet që vetë Thaçi, apo ndonjë gjykatë ta dëshmojë të kundërtën, por kjo është një temë që është mbyllur”.

Gani Geci ka treguar se si ka ardhur deri te prishja e marrëdhënieve mes tij dhe kushëririt Sabit Geci.

“Sa i përket Sabitit, ne jemi kushëri dhe bashkë kemi qenë deri kur ai është plagosur. Por, atë nuk e ka shëruar Bajram Rexhepi, por Sami Beqiri. Unë e di saktë, sepse kam qenë aty. Kur Sami Beqiri e ka shikuar këmbën e Sabitit e ka parë që është infektim i shkallës së tretë dhe pa injeksion e ka prerë me brisk. Haxhiu, vëllai im, e ka dërguar këtu për shërim. Por, pastaj Shtabi i Përgjithshëm apo kush i ka thënë Sabitit që ‘ti duhet t’i prishësh marrëdhëniet me vëllezërit Geci, konkretisht me Ganiun dhe me të tjerët’. Më pas Sabiti më ka thënë: ‘Ti nuk ke nevojë të vish me më pa’”.

“Krejt të këqijat që i ka bërë Sabiti i ka shpërlarë me luftën që e ka bërë. Kishte qenë mirë që Sabiti ta dijë se kush e shtiu kundër nesh”.

Të hënën, në Zonën B, Sabit Geci e kishte akuzuar Gani Gecin për vrasjen e Abedin Rexhës (Sandokanit). Po ashtu ai e ka akuzuar edhe për shpifje dhe vrasje të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori