LAJMI I FUNDIT:

“Gamezone”, kampion i Kosovës në CS:GO (Foto/Video)

“Gamezone”, kampion i Kosovës në CS:GO (Foto/Video)
Gent Veseli (R1ffle) Njihet si lojtar që shpenzon shumë pak plumba në lojë

“Counter Strike – Global Offensive” ose thjesht “CS: GO” është një ndër tre video lojërat që kanë përhapjen më të madhe në botë.

Kjo është loja e katërt në serinë e “Counter-Strike” dhe është në disponim të lojtarëve që nga gushti i vitit 2014.


Loja ka të bëjë me “strategji ushtarake” dhe përbëhet prej dy ekipeve ndërsa numri i lojtarëve është i kufizuar në dhjetë, përkatësisht secili ekip mund të ketë më së shumti pesë anëtarë, shkruan Telegrafi.

Llogaritet që në mbarë globin janë mbi 150 milionë lojtarë të aposionuar pas kësaj videoloje, e cila është përhapur në mas të madhe edhe në Kosovë.

Duke parë interesimin e madh, natyrisht, është menduar të zhvillohet edhe një kampionat në shtetin tonë.

Në fakt, një prej disave të tilla është mbajtur edhe në qytetin e Suharekës, i quajtur “Gaming Empire”, ku morën pjesë 14 ekipe anembanë Kosovës.

Pas një gare mjaft të ashpër mes ekipeve në finale u takuan skuadra prizrenase, “Gamezone”, që ishte kampion në fuqi dhe ekipi “ESKgc”, i cili përfaqësonte qytetin e Prishtinës.

Finalja ishte spektakël në vete dhe fituesi u zgjodh në lojën e fundit në saje të rezultatit 2-1, ku triumfuan ekipi i “Gamezone”, të përbërë prej Sener Mahmuti (Redbulli), Serdar Mahmuti (Cerber), Rinor Shehu (Snstr), Gent Veseli (R1ffle) dhe Etrit Fazlia (Coolie).

Në fakt, prishtinasit të parët krijuan epërsi duke fituar në “mapp” e parë, por në saje në vetëmohimit të prizrenasve dhe strategjive më të mirë të hartuara, në stazën e dytë e barazuan rezultatin.

Në “mapp” e tretë dhe vendimtar, “Gamezone” me zgjuarsi dhe me elegancë triumfuan kundër prishtinasve dhe me këtë rast arritën të mbronin titullin e kampionit të fituar edhe në turneun e kaluar.

Ky mund dhe triumf, djelmoshave u solli edhe një shpërblim prej 450 eurove dhe titullin e kampionit të Kosovës.

Theksojmë se klubi “Gamezone” është themeluar gati tre vjet më parë, ku pos pjesëmarrjes në gara që mbahen anembanë Kosovës, ata merren edhe me nxjerrjen e talentëve të rinj në këtë videolojë të “E Sports”. /Telegrafi/

Sener Mahmuti (Redbull)
Kapiten i ekipit dhe njihet për kreativitetin në krijimin e strategjive

Serdar Mahmuti (Cerber)
Njihet për teknikën e shfrytëzimit të “Inhuman Reactions”, ku u zgjodh edhe MVP i turneut “KOSICT”

Rinor Shehu (SNSTR)
Njihet si AIMER i Kosovës në saje të shkathtësive luftarake

Gent Veseli (R1ffle)
Njihet si lojtar që shpenzon shumë pak plumba në lojë

Etrit Fazlia (Coolie)
Prishtinas i ri që iu bashkëngjit skuadrës prizrenase, njihet për gjakftohtësi dhe saktësi