Galliani: Inzaghi, një trajner i madh

Rossonerët aktualisht pushtojnë mesin e tabelës së Serie A dhe Inzaghi pritet të shkarkohet në fund të sezonit. Megjithatë duke folur në një ngjarje, Galliani i ka dhënë mbështetje SuperPippos.
“Inzaghi po ia del mirë në karrierën e tij të dytë”, ka thënë Galliani për ish-sulmuesin, transmeton Telegrafi.
“Pas ekipit të të rinjve dhe Primavera, ai po ia del mirë këtë vit. Ne do të ishim në një pozitë tjetër po të mos ishin lëndimet”.
“Vetëm disa mbajnë mend se ne mposhtëm Napolin dhe u barazuam me pikë me ta, si edhe luajtëm mirë kundër Romës dhe Real Madridit”.
“Fatkeqësisht, në janar ne u pakësuam nga lëndimet, kjo nuk është faj i trajnerit. Pippo ishte një lojtar i madh, dhe ai është një trajner i madh”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/04/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































