LAJMI I FUNDIT:

Galica, kryetar i ri i LSHK-së

Galica, kryetar i ri i LSHK-së

Kuvendi zgjedhor i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, zgjodhi sot organet e reja.

Kryetar me mandat katërvjeçar u zgjodh profesori Shyqri Galica, kurse u zgjodh edhe Kryesia prej 10 anëtarëve bashkë me organet e tjera.

Galica u lind më 2 nëntor 1951, në Rashincë të Shtimes. Tetëvjeçaren e ka kryer në Muzeqinë, kurse shkollën e mesme, gjimnazin, në Ferizaj. Gjuhën dhe letërsinë shqipe i kam mbaruar më 1975, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku dhe ka kryer shkallën e tretë të studimeve. Më 1986 ka magjistruar me temën “Poezia e Fatos Arapit”, kurse më 1997, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës ka mbrojtur tezën e doktoratës me titull “Faik Konica – eseist dhe kritik letrar”.


Është profesor në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, ndërsa disa prej veprave të botuara nga Galica janë:

– Koha flet me brezni, poezi, 1979

– Poezia e Fatos Arapit, studim monografik, 1990

– Amësia, tregime, 1991

– Simbolika e sundimit, kritika dhe ese, 1995

– Konica – moderniteti, eseistika, kritika, studim monografik, 1997

– Mesazhi kritik, ese dhe kritika, 1999

– Dashuria vdekërisht, roman, 2003

– Identiteti artistik, kumtesa shkencore dhe vështrime kritike, 2005

– Gazetarë dhe publicistë shqiptarë, fjalor enciklopedik (bashkautor), Tiranë, 2005

– Bota magjike e fëmijës, kritikë letrare, 2007

– Mesazhi intelektual, studime, 2012. /Telegrafi/