Galaxy Z Flip ka qenë në qendër të vëmendjes për të gjitha arsyet pozitive.

Është potencialisht më i mirë se RAZR i Motorola dhe ofron një dizajn të mirë – për shumë përdorues.

Sidoqoftë, verdikti mbresëlënës për telefonin mund të jetë i kufizuar në specifikat në letër.

Në një provë të qëndrueshmërisë të kohëve të fundit nga JerryRigEverything, duket se Samsung mund të ketë përdorur një xham të rremë në Galaxy Z Flip.

Konfuzioni arrin kur testi i qëndrueshmërisë tregon që ekrani merr gërvishtje edhe në nivelin 2 të provës së gërvishtjes – që është vetëm një sinjalizim i një ekrani “plastik”.

Por, nga ana tjetër, Samsung përmendi që është një xham “ultra i hollë” i palosshëm që e bëri të mundur në rradhë të parë që Galaxy Z të paloset.

Në një koment për The Verge, Samsung u përgjigj se telefoni përmban një shtresë mbrojtëse në pjesën e sipërme të ekranit.

Edhe nëse është kështu – nuk mund të dihet sigurt pse dështoi në testin themelor të gërvishtjes. /Telegrafi/