LAJMI I FUNDIT:

Galaxy S8 me kurorën e telefonit me dizajnin më të mirë?

Galaxy S8 me kurorën e telefonit me dizajnin më të mirë?

Në modelet e mëparshme, Samsung kishte mbështjellës prej plastike që e bënin secilin model të iPhone të dukej premium ndaj rivalit të saj direkt.


Mirëpo gjërat kanë ndryshuar së fundmi në dizajnin industrial tek kompania jugkoreane. Në modelin e saj të fundit, Galaxy S8, i cili tashmë ka filluar të shitet me para-porosi, Samsung ka bërë revolucion në dizajn.

Tani S8 është 1mm më i gjerë sesa iPhone 7, dhe përkundër ekranit të madh, mbajtja në dorë e Galaxy S8 ofron ndjesi të mirë. Më pas, edhe kornizat e holla dhe ekrani i ndritshëm e bëjnë të duket një pajisje kompakte e cila ka qenë e vështirë për tu krijuar, por që Samsung ia ka dalë.

Por natyrisht se këto nuk janë specifikat e vetme të Galaxy S8, sepse telefoni ofron shumë më shumë se kaq. Por në fund, mbase mbetet dallimi kryesor në softuer, dhe blerësit e bëjnë krahasimin mes sistemeve operative që përdorin iPhone vs. Samsung, që i bie Android apo Apple iOS.

Cilin model e preferoni ju, iPhone 7 apo Galaxy S8? Shkruani preferencat tuaja në komentet mëposhtë.