Gjiganti turk Galatasaray ështënë negociata për transferim e Ilkay Gundogan dhe Thomas Partey, teksa klubi synon të përforcojë mesfushën me emra të mëdhenj gjatë afatit kalimtar të verës, sipas TBR Football

Thomas Partey po largohet nga Arsenali, pasi nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës. 


Mesfushori 32-vjeçar ka regjistruar 52 paraqitje në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar, por tani po shqyrton opsione të reja, mes të cilave janë Galatasaray dhe rivalët e tyre të përbetuar, Fenerbahce. 

Ndërkohë, Arsenali ka vendosur në shënjestër mesfushorin e Brentford, Christian Norgaard, si zëvendësues të mundshëm për Parteyn. 

Në të njëjtën kohë, Galatasaray është gjithashtu duke ndjekur nga afër situatën e Ilkay Gundogan, mesfushorit të Manchester Cityt. 

34-vjeçari zhvilloi 50 ndeshje sezonin e kaluar pas rikthimit të tij nga Barcelona, dhe firmosi një kontratë dyvjeçare me ‘Qytetarët’. 

Megjithatë, një kalim në Turqi thuhet se është joshës për mesfushorin veteran, dhe Manchester City raportohet të jetë i hapur për largimin e tij. 

Galatasaray ka bërë ofertë e parë për Gundogan që para nisjes së Kupës së Botës për Klube dhe bisedimet po vazhdojnë ende./Telegrafi/ 

telegrafi sport app