Gal Gadot merr kërcënime me vdekje për qëndrimet e saj politike, Disney aranzhon më shumë roje sigurie

Disney thuhet se ka aranzhuar më shumë roje sigurie për yllin e filmit “Borëbardha” Gal Gadot, pasi mori kërcënime me vdekje për qëndrimin e saj pro-izraelit.
Të martën, Variety raportoi se aktorja mori një fluks urrejtjeje pasi kolegia e saj, e cila po ashtu luan në film, Rachel Zegler shprehu publikisht mbështetjen e saj për Palestinën.
“[Zegler] nuk i kuptoi pasojat e veprimeve të saj për aq sa do të thoshte kjo për filmin, për aktoren Gal Gadot, për askënd”, tha një burim i brendshëm për gazetën.
Në muajin gusht 2024, Zegler bëri një postim duke i falënderuar fansat e saj. Në këtë postim, ajo doli pro Palestinës.
“Gjithmonë kujtoni, Palestina e lirë”.
Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të Amerikës së Veriut, pavarësisht komenteve negative në internet.
Riadaptimi i filmit “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët” u bë temë debati për ndasitë sociale dhe politike, madje edhe para se të jepej premiera në kinematë e botës. /Telegrafi/


























































