LAJMI I FUNDIT:

Gagica: Dikush e bindi Rugovën ta anulojë vizitën te varri i Adem Jasharit (Video)

Gagica: Dikush e bindi Rugovën ta anulojë vizitën te varri i Adem Jasharit (Video)

Ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, Hafiz Gagica, ka thënë se në zgjedhjet e para lokale Rugova kishte vendosur të vizitojë varrin e Adem Jasharit, por në momentin e fundit dikush e kishte bindur të mos shkonte atje.

Gagica, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se dikush nga njerëzit e afërt të LDK-së e kishte bindur Rugovën të anulonte vizitën në Prekaz te familja e Adem Jasharit.


“Kishim një marrëveshje për të vizituar Prekazin dhe ishte një mirëpritje nga Rifat Jashari sepse ishte kryefamiljari. Të nesërmen po bëheshim gati të shkonim në Prekaz dhe mua më thanë se duhej të shkoja më shpejt te Rifati sepse vizita në Prekaz ishte shtyrë. Në bisedë me presidentin Rugova, arsyet që mi tregonte ishin të pamjaftueshme që vizita duhej shtyrë dhe ai s’duhej të shkonte në Prekaz”.

“…Dikush e kishte bindur Rugovën të mos shkonte në Prekaz. Nuk e di kush është ky “dikushi”. Ky fakt mua më jep mjaft informacion që edhe në të kaluarën Rugova në rrugë të ndryshme mund të jetë informuar [gabimisht]”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-kryetari i degës së LDK-së në Gjermani, thotë se degët e partisë në diasporë kanë qenë gjithmonë në mbështetje të luftës së armatosur.

Gagica: Pas aksioneve të Zahir Pajazitit në vitin 1994, Amerika paralajmëroi Rugovën (Video)
Lexo po ashtu Gagica: Pas aksioneve të Zahir Pajazitit në vitin 1994, Amerika paralajmëroi Rugovën (Video)

“Kam qenë kundër zërave që kishin dyshime për UÇK-në. Kemi konferencën e degëve të LDK-së ku ishte prezentë edhe Sali Çeku që kishte ardhur nga fronti, ku ishim pro angazhimit maksimal për pjesëmarrje në luftë me dhjetëra ushtarë tjerë. Nuk kishte ndonjë sekret se lufta i takonte dikujt tjetër”, tha ndër të tjera  Hafiz Gagica./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori