LAJMI I FUNDIT:

Gafurr Dugolli rrëfen për ditët e tmerrshme në Burgun e Shkupit

Gafurr Dugolli rrëfen për ditët e tmerrshme në Burgun e Shkupit

Pas lirimit nga arresti në Maqedoni, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Gafurr Dugolli, ka rrëfyer për arrestimin dhe kushtet në burg.

Dugolli, që është drejtor i Zyrës së Protokollit në Ministrinë e FSK-së tha se për tetë ditë daliminu mbajt i arrestuar në burgun Shutka të Shkupit, ndërsa tregoi se kushtet atje ishin të tmerrshme.


“Nuk kam ankesa ndaj personelit, gardianëve, janë sjellë korrekt, por kushtet e burgut kanë qenë të tmerrshme. Ushqimi është i tmerrshëm, nuk hahet kurrgjë, më kanë mbajtur disa shqiptarë që kanë qenë aty duke me dhënë pashteta e djathë. Higjiena ka qenë si në një stallë të kafshëve”, tha Dugolli.

Dugolli që u arrestua më 11 mars me urdhër të INTERPOL-it sipas kërkesës së Serbisë tha se ishte çuditur me arrestimin e tij dhe nuk priste të qëndronte kaq gjatë në burg.

“Unë jam habitur shumë për ndalesën, e kam kuptu që janë disa procedura, por kam menduar që është ndalesë për 24 orë ose 48 orë”, tha Dugolli për KALLXO.com.

Dugolli që po kërkohet nga Serbia për krime lufte, pasi ishte edhe pjesëtar i UÇK-së tha se të dhënat në fletarrestim nuk përputheshin me shënimet në pasaportën e tij.

“Të dhënat e mia nuk janë përputhë me fletëarrestin, por përkundër asaj, prokuroria maqedonase me çdo kusht ka kërkuar që të mbahem në paraburgim edhe përkundër që të dhënat në fletëarrest me të dhënat e mija personale në pasaportë nuk kanë korrespondu, emri nuk ka qenë mirë, emri i babës nuk ka qenë i saktë, pastaj shtetësia ime është e Kosovës, e aty, në fletarrest jam kërkuar si shtetas i Serbisë”, tregoi Dugolli.

Ai bëri me dije se Maqedonia i ka kërkuar të dhëna shtesë Serbisë në lidhje me kërkesën e kësaj të dytës për ekstradim.

Dugollit më së shumti i pengoi fakti që gjykata maqedonase i pranonte dokumentet e Serbisë ku ai konsiderohej shtetas i këtij shteti.

“Gjatë kësaj periudhe kur kanë kërkuar dokumente shtesë, Serbia në mënyrë të dhunshme është mundu me më ba shtetas të Serbisë, ka dërgu certifikatë të Serbisë dhe fatkeqësisht gjykata maqedonase e ka njoftë atë, përkundrazi që unë kam protestu dhe kam thënë që nuk është e drejtë,” tha Dugolli.

Ai e cilësoi shqetësues që është lëshuar një urdhër i tillë nga INTERPOLI ku ai cilësohet person me shtetësi serbe.

“Kjo është për t’u çuditur dhe duhet me u shqetësu si ne, si vendet mike, që na kanë njohur dhe të merremi me këtë çështje seriozisht, sepse kërkohet një person si shtetas i Serbisë”, tha Dugolli.

Megjithë vuajtjet nëpër të cilat kaloi dhe kushtet e këqija me të cilat u përball, Dugolli tha se nuk dëshiron ta fajësojë Maqedoninë, e as nuk do të ankohet ndaj këtij shteti.

Ai lavdëroi angazhimin e ambasadorit të Kosovës në Shkup Ylber Hysaj.

“Kontributi i ambasadorit Ylber Hysaj ka qenë i jashtëzakonshëm… vetëm ai më ka vizituar në burg, pasi që vetëm ai e ka pasë të lejuar dhe është angazhuar maksimalisht për lirimin tim,” tha Dugolli.

Ai tregoi se ambasada gjermane e kishte paralajmëruar se ndaj tij ka aktakuzë në Serbi, por tha se edhe më parë ka udhëtuar në Maqedoni dhe nuk është ndaluar.

“Më kanë njoftuar në ambasadën gjermane që ka aktakuzë ndaj meje, por që në Gjermani ajo nuk vlen dhe që nuk kam problem”, tha Dugolli.

Ai tha se duhet të mos vlejnë fletarrestime të tilla të Serbisë të lëshuara nga INTERPOL-i, jo pse ai u ndalua, por se me to mund të ndalohet cilido nga ata që ishin pjesëtarë të UÇK-së.

“Këto lista duhet të hiqeshin fare nga Interpoli, ky do të ishte satisafksioni im…, nëse unë konsiderohem si kriminel i kërkuar nga Serbia pse kam qenë pjesëtar i UÇK-së, atëherë nuk jam vetëm unë, por janë me mijëra dhe nëse e mendojnë që kjo është një problem i vogël, atëherë gabojnë shumë, duhet me pasë kujdes sepse njerëzit janë frustruar shumë”, tha Dugolli.

Dugolli ishte arrestuar më 11 mars në pikën kufitare Kosovë-Maqedoni të Bllacës, teksa po shkonte në Shkup me detyrë zyrtare për rregullim të vizave. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori