Një gafë e rrallë ka ndodhur në nisje të sfidës mes Kombëtares së Francës dhe Shqipërisë në stadiumin 'Stade de France', kur po këndoheshin të dyja himnet.

Shqipëria ka udhëtuar drejt Francës për të zhvilluar ndeshjen e radhës eliminatore për Euro 2020.


Megjithatë, ndeshja ka filluar me disa minuta vonesë shkaku i një gafe të paqëllimshme të organizatorëve francezë.

Shqiperia

Siç e do organizimi i ndeshjes, para fillimit të takimit këndohen gjithmonë himnet e të dyja kombëtareve, ku mysafirët janë të parët të cilëve iu këndohet, por tek rasti i Shqipërisë organizatorët bënë një gafë.

Ata vendosën një himn komplet tjetër dhe jo atë kombëtar, kështu që lojtarët shqiptarë u habitën në atë moment.

gjyqtaret

Më pas, u këndua himni i vendasve, por lojtarët shqiptarë nuk lëvizën nga vendi, pasi nuk pranonin të vazhdonin dhënien e duarve, teksa prisnin që të dëgjohej himni i tyre, himni i Shqipërisë.

Shqiperia 1

Organizatorët reaguan duke gjetur himnin e Shqipërisë dhe vetëm pas intonimit të tij, filloi ndeshja.

Himni kombëtar thuhet se u ngatërrua me atë të Andorrës. /Telegrafi/

telegrafi sport app