LAJMI I FUNDIT:

“Humori” dhe politika më 2016: Ilirët e Pakistanit, Skenderbegu, forca që bën fuqinë dhe ë-ë-ë “teake it easy”! (Audio)

“Humori” dhe politika më 2016: Ilirët e Pakistanit, Skenderbegu, forca që bën fuqinë dhe ë-ë-ë “teake it easy”! (Audio)

Nëse viti 2016 nuk u karakterizua me vendime të mëdha politike, ai u karakterizua me gafa e fjalë të mëdha nga politika.

Kuvendi i Kosovës, edhe në vitin 2016 ishte jo vetëm vendi i debatit, por edhe i gazit, vendi ku u trajtua e sotmja, e ardhmja dhe historia.

Debatet parlamentare nxorën në duel kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, përballë Fisnik Ismajlit të Vetëvendosjes, i cilësuar aty si Skenderbeg.

Nuk e qetësoi me fjalët në gjuhën shqipe, por Kadri Veseli e qetësoi Fisnik Ismajlin vetëm kur i foli anglisht.

Shumë u përfol për një lloj klani në skenën politike të quajtur, “Pronto”. Portali Insajderi, nxori në publik bisedat telefonike të shumë zyrtarëve të këtij klani. I njohur nga “Pronto 1” si “shefi i shefave”, Adem Grabovci ishte në hall të madh me moskonkurrimin e bashkë-partiakut të tij, Bahri Hyseni, për bordin e KOST-it, ku partisë më të madhe në pushtet, po i duhej shumë një i mirë si Hyseni.

Edhe këtë vit kishte zgjedhje. Ishin të nivelit lokal, ku Drenasi zgjodhi kryetar, Ramiz Lladrovcin. Kryetari i ri i kësaj komune, gjatë një debati televiziv, ishte transparent rreth pasurisë së tij.

Lladrovci tha se vjen nga një parti e fuqishme, e cila e rrëzon edhe thënien e vjetër filozofike se bashkimi e bën fuqinë.

Kur krerët e të gjitha komunave, me ftesë të ministrit të Brendshëm, Skënder Hyseni u mblodhën të diskutojnë luftimin e terrorizmit, vetëm Drenasi po mungonte. Derisa takimi po fillonte, ministri po e merrte një lloj konfirmimi se kush është e kush nuk është i pranishëm, dhe ai menjëherë e dha supozimin e tij se ku ndodhej paria e Drenasit në atë moment.

Krejt në fund, kemi përzgjedhur zbulimin e vendit ku fshiheshin Ilirët e lashtë. Atë që historia nuk arriti dot ta dëshmojë, e dëshmoi deputeti Adem Salihaj. Duket se problemi me dokumentimin e jetës së Ilirëve në Ballkan, qëndron në faktin se ata, trashëgiminë e tyre e zhvendosën në Azi. Për ta dokumentuar këtë fakt, Kosova nuk ka një “Discovery Channel”, por ka një Discovery Adem Salihaj.

Këto ishin vetëm disa nga gafat dhe momentet qesharake që përcollën skenën politike në Kosovë gjatë vitit 2016. Momente të tilla me siguri se do të sjellë edhe viti 2017. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori