LAJMI I FUNDIT:

“Gafa e pafalshme”, Ajaxi nuk e regjistron për ndeshjet e Ligës së Evropës transferimin rekord të klubit

“Gafa e pafalshme”, Ajaxi nuk e regjistron për ndeshjet e Ligës së Evropës transferimin rekord të klubit

Ajaxi gabimisht ka lënë jashtë listës së tyre transferimin rekord të klubit, Sebastien Haller, nga skuadra e tyre për ndeshjet e Ligës së Evropës.

Holandezët paguan 22.5 milionë euro për transferimin nga West Ham në afatin e janarit dhe ai shënoi dy herë dhe asistoi katër herë në gjashtë ndeshjet e tij të para në Eredivisie.

Por çuditërisht, është konfirmuar nga Ajax që ish-sulmuesi i Eintracht Frankfurtit u ‘përjashtua’ nga skuadra e tyre evropiane për shkak të një gabimi dhe ai do të jetë i pa-disponueshëm.


Zyrtare: Ajaxi nënshkruan me sulmuesin Haller, thyen rekordin e transferimeve të klubit
Lexo po ashtu Zyrtare: Ajaxi nënshkruan me sulmuesin Haller, thyen rekordin e transferimeve të klubit

Ajaxi përballet me Lille në raundin e 32-të këtë muaj, pasi ka përfunduar i treti në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve dhe ka rënë në garën dytësore evropiane.

“Ai me të vërtetë nuk është në listë, ne po përpiqemi të zbulojmë se çfarë shkoi keq. Ne kemi kontaktuar KNVB dhe UEFA”, ka thënë zëdhënësi i Ajaxit, Miel Brinkhuis për AD.

Në këtë pikë nuk është e qartë nëse Ajaxi, FA Holandeze ose UEFA ishin përgjegjës për gabimin. Nëse është faji i Ajaxit, ata nuk do të jenë në gjendje të ndryshojnë dhe duhet të vazhdojnë pa sulmuesin e tyre.

Afati i fundit për dorëzimin e listave prej 25 lojtarëve ishte të mërkurën.

Ndeshja e parë e Ajaxit kundër Lille do të luhet më 18 shkurt, me ndeshjen kthyese në Johan Cruyff Arena që vjen një javë më vonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori