Gabon Man Utd, ndalet nga West Hami

Manchester United nuk ka arritur t’i fitojë pikët e plota në shtëpi ndaj West Ham United.
“Djajtë e Kuq” zhvilluan një paraqitje pozitive, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1-1.
Unitedi ishte shumë më kërkues që nga fillimi, ku vetëm në pjesën e parë kishin disa mundësi shënimi përmes Diallos, Mbeumo, Zirzkee dhe Fernandes, por asnjëri s’ia doli ta mposhtë Areolan.
Ishte mbrojtësi Diogo Dalot që përfitoi nga topi i kthyer prej goditjes së Mbeumos për ta zhbllokuar rezultatin (58’).
Sidoqoftë, kur askush s’e priste – West Ham zhvilloi një kundërsulm me Soungoutou Magassa që shënoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin (84’).
Unitedi në fakt kishte edhe rastin e artë për ta fituar takimin, por që Fernandes gjuajti mbi portë në aksionin e fundit.
Unitedi kësisoj renditet në pozitën e tetë me 22 pikë derisa West Ham qëndron në vendin e 18-të me 12 sosh./Telegrafi/


















































