LAJMI I FUNDIT:

Gabimi i pilotit mund të jetë shkak i rrëzimit të aeroplanit në Pakistan, arrijnë rezultatet e para – a kanë harruar të nxjerrin rrotat?

Gabimi i pilotit mund të jetë shkak i rrëzimit të aeroplanit në Pakistan, arrijnë rezultatet e para – a kanë harruar të nxjerrin rrotat?

Gabimi i mundshëm fatal i pilotit mund të jetë shkak i rrëzimit të aeroplanit në Pakistan, ku humbën jetën 97 persona, thuhet në rezultat e para të hetimit të kryer.

Piloti i fluturakes 8303 të aviokompanisë pakistaneze sipas gjitha gjasave kishte harruar të nxjerr rrotat gjatë tentimit që të zbret në pistë, shkruan Times of India, duke u thirrur në rezultatet e para dhe analizën e të dhënave nga fluturimi, transmeton Telegrafi.


Ekuipazhi që kishte vërejtur gabimin, kishte ndërprerë aterimin dhe kishte ngritur sërish aeroplanin duke tentuar më pas që sërish ta zbret në tokë, por motorët ishin dëmtuar dhe më një moment ishin ndalur.

Për këtë aeroplani është rrëzuar në Karachi. E nga ky rrëzim kanë humbur jetën 97 nga 99 pasagjerët sa ishin në aeroplan. Burime të Times of India, raportojnë se në videon nga kabina e pilotit gjatë tentimit të parë për aterim, dëgjohet një alarm paralajmërues që sipas gjitha gjasave sinjalizon se nuk janë nxjerrë rrotat jashtë.

E tentimi për aterim u ndërpre kur fluturakja ka qenë në mbi 80 metra lartësi. Të dhënat e kullës së kontrollit tregojnë se aeroplani ishte vonuar gjatë aterimit, pasi që ka qenë në lartësi të madhe, duke i paralajmëruar kontrollori i kullës, por ekuipazhi megjithatë kishte vendosur ta provojë uljen.

Ekspertët me të cilët ka biseduar Times of India thonë se ekziston mundësia që aeroplani ta ketë prekur pistën, dhe se motorët mund të jenë “gërvishtur” me asfaltin dhe pas disa minutave janë dëmtuar.

Pilotët kishin raportuar para tentimeve për zbritjes së motorët nuk po u punojnë, por nga pamjet nuk dihet nëse bëhet fjalë për të dy motorët apo vetëm për një. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori