Gabimet në tekstet shkollore të Maqedonisë, flamuri i Kosovës me emër të Greqisë (Foto)
Tekstet shkollore me mësim në gjuhën shqipe në Maqedoni ende kanë përmbajtje fyese, nxitje ndëretnike dhe gabime tjera absurde, përfshirë edhe ato në raportet e saj me fqinjët, apo mësimin e gjeografisë dhe historisë së tyre.
Në librin e gjeografisë për klasën e shtatë të shkollës fillore, nxënësit ende mësojnë se Kosova është pjesë e Serbisë, ndërsa në një ilustrim të atlasit të gjeografisë, poshtë flamurit të Kosovës, shënon emri Greqi.
Përmbajtje fyese ka edhe në librat e historisë ku në disa pjesë të tyre shqiptarët e Maqedonisë paraqiten si dhunues apo se në zonat e tanishme kanë ardhur në shekullin e XVIII, pasi kanë dëbuar maqedonasit nga tokat e tyre.
Gabime dhe përmbajtje ka edhe në raport me shtetet tjera, para se gjithash me Bullgarinë. Gjatë vizitës së fundit në Sofje, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev është zotuar se nga tekstet do të largohen të gjitha fyerjet, dhe kjo sipas tij, do të bëhet në emër të fqinjësisë së mirë.
“Në frymën e miqësisë së mirë kjo duhet të përmirësohet pasi ka pasur njerëz që kanë marrë leje për të shkruar libra me përmbajtje të tillë. Pra, në tekstet shkollor nuk do të qëndrojnë më përmbajtje për fashistët bullgarë, por vetëm si viktima të fashizmit e kështu me radhë. Këtë e bëjmë në të mirë të forcimit të miqësisë e jo të armiqësive”, ka deklaruar Zaev.
Por, në raport me shqiptarët, gabimet mbetet përkundër reagimeve të shumta që janë bërë viteve të fundit. Janë formuar komisione të shumta, por pa dhënë ende ndonjë rezultat konkret.
Hasan Jashari, profesor i shkencave sociale në Universitetin e Evropës Juglindore thotë se përmirësimi i gabimeve dhe largimi i fyerjeve duhet të përfshijë të gjitha tekstet shkollore pasi gabimet janë aq të mëdha sa mund të ketë pasoja të rënda për nxënësit.
“Ky trend duhet të vazhdojë edhe me librat tjerë që fyejnë etnitetet apo grupet e ndryshme religjioze pasi kjo paraqet diskriminim. Në shumë tekste aktuale kemi fyerje që në mënyra të ndryshme nxisin mostolerancën, siç është rasti me fyerjet ndaj shqiptarëve në tekstet e historisë, gjeografisë apo të edukatës muzikore, ku kemi absurditet të llojit të vet, kemi tituj shqip ndërsa brendia e tekstit është me këngë në gjuhën maqedonase”, thotë Jashari për Radio Evropa e Lirë.
Ngjashëm vlerëson edhe profesori i gjuhës shqipe, Avzi Mustafa, sipas të cilit, gabimet nuk janë edhe të rastësishme.
“Kemi paragjykime të ndryshme, kemi histori të shkruar nga politika ditore, me tekste që nuk janë të dokumentuara në mënyrë shkencore. Kjo ndikon negativisht në ndjenjën e nxënësve. Ai do të rritet, edukohet dhe më vonë do të ketë pasoja pasi ai do të kërkoj mënyra për t’u mbrojtur meqë bashkëkombësin e vet do ta shikojë si një armik”, thotë Mustafa.
Nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit që tani drejtohen nga kuadër shqiptar thonë se po punojnë intensivisht për të zgjidhur këtë problem të madh që nxënësit njëherë e përgjithmonë të mos përballen me përmbajtje fyese dhe gabime në tekstet shkollore.
“Në Byronë për Zhvillimin e Arsimit jepen mendime profesionale sesi duhet të jetë një tekst shkollor. Ato do të shqyrtohet në mënyrën më të mirë të mundshme nga ana jonë dhe pastaj për këtë duhet të vendosë një komision tjetër që do të caktohet nga Ministria e Arsimit. Ne do të punojnë dhe insistojmë që gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën, të mos ndodhin asnjëherë”, thotë Rizvan Bela, drejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMacron bisedon në telefon me Kurtin - e lidh anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës me zbatimin e Asociacionit
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral
Mujanoviq: Regjimi në Beograd dëshiron të rrezikojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Abdixhiku i bindur se LDK-ja do të jetë formuese dhe bartëse e Qeverisë së ardhshme: Ditën e parë do ta rrisim koeficientin
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj