LAJMI I FUNDIT:

Gabimet më të shpeshta të damave në stërvitjen e vitheve

Gabimet më të shpeshta të damave në stërvitjen e vitheve

Si vërtet të arrihet përparimi i dëshiruar, është me rëndësi të madhe të dish mitet e rreme dhe krijimin e rrugës së vërtetë deri te përparimi.

Është e pakuptimtë t’u besohet fjalëve të personave të cilët thonë që kanë forcuar vithet thjesht me ushtrime të çdoditshme, duke vrapuar në trakë, duke vozitur biçikletën etj.

Gjithsesi, nuk do të thotë që ushtrimet e zemrës duhet të eliminohen nga programi i trajnimit, mirëpo thjesht, duhet ditur se çka duhet pritur prej tyre dhe trajnimin duhet përshtatur programit, transmeton Telegrafi.


Prandaj, qasja e vërtetë në realizimin e këtij qëllimi është vetëm kombinimi i shumë ushtrimeve me të cilat do të zhvilloni edhe gluteusin dhe pjesën e pasme.

Ushtrimet të cilat aktivizojnë këta muskuj janë ngritje e vdekur, ekstension i shpinës, ulja galuc, hapi e të tjera.

Këto ushtrime do t’ju japin rezultate të mira vetëm nëse i kombinoni.

Jo vetëm që nuk është e mundshme të izolohen gluteuset dhe të ushtrohem vetëm ata me sukses të madh, por është edhe e palogjikshme dhe është estetikisht dhe në mënyrë cilësore të synohet të lihet pas dore lozha dhe të zmadhohen vetëm vithet.

Me vetë ekzekutimin e ushtrimeve për pjesën e pasme, pashmangshëm do të jenë të aktivizuar edhe muskujt e gluteusit, dhe mu ajo zonë do të duhet të jetë e sulmuar me çdo ushtrim të mundshëm që e keni në dispozicion.

/Telegrafi/