LAJMI I FUNDIT:

Gabimet gjatë ushqyerjes që prindërit i bëjnë pa e kuptuar fare

Gabimet gjatë ushqyerjes që prindërit i bëjnë pa e kuptuar fare

Prindërit natyrisht janë të shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre dhe zakonet e ngrënies, por ndonjëherë, ata mund të marrin një qasje të gabuar, thjesht, sepse nuk dinë më mirë.

Bright Side tregon disa nga gabimet të cilat nuk duhet të përsëriten:


Ryshfet me ëmbëlsirë

Kjo është një strategji që shumë prindër përdorin, por ushqimi nuk duhet të përdoret kurrë si shpërblim pasi kjo krijon një pamje të ushqimeve “të mira” dhe “të këqija” në mendjen e fëmijëve tuaj, gjë që më vonë çon në një përbuzje për zgjedhje më të shëndetshme.

Shtyrja për të ngrënë

Studimet kanë treguar se duke e shtyrë shumë fëmijën tuaj në të ardhmen, ata ka të ngjarë të kenë ndjenja negative ndaj ushqimeve të cilave u është bërë presion për të ngrënë.

Mbajtja e ushqimeve jo të shëndetshme larg

Prindërit shpesh e bëjnë këtë sepse e dinë që fëmijët e tyre thjesht nuk mund ta kontrollojnë veten e tyre dhe me siguri do të hanë shumë. Sidoqoftë, studimet kanë treguar që kjo do të çojë në fëmijët që hanë më shumë se ç’duhet nga këto ushqime kur janë larg shtëpisë, transmeton Telegrafi. Çasja më e mirë është të blini vetëm ushqime të shëndetshme dhe t’i bëni ato lehtësisht të arritshme për fëmijët tuaj.

Shërbimi i racioneve që janë shumë të mëdha

Është e rëndësishme të mbani mend që barku i fëmijës suaj është shumë më i vogël se i juaji, kështu që edhe porcioni i tyre duhet të jetë më i vogël. Teprimi mund të çojë në ngrënje të tepruar dhe zhvillimin e shprehive negative të ngrënies.

Mos përfshirja e fëmijëve në procesin e gatimit

Sipas nutricionistëve, është e rëndësishme t’i bëni fëmijët tuaj pjesë të të gjithë procesit të një vakti, nga blerja e përbërësve deri në krijimin e gjithë pjatës. Duke vepruar kështu, fëmijët kanë më shumë të ngjarë të duan të hanë këto ushqime të shëndetshme.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Përse macja kur ju shikon mbyll sytë: 20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

Përse macja kur ju shikon mbyll sytë: 20 kuriozitete mbi kafshët, të cilat nuk i keni ditur!

Kërshëri
Kalo në kategori