LAJMI I FUNDIT:

Gabimet e shpeshta të fermerëve për Energjinë Solare nëpërmjet granteve – Disa këshilla çka duhet te dijnë fermerët që kanë marrë grante për sisteme të energjisë solare?

Gabimet e shpeshta të fermerëve për Energjinë Solare nëpërmjet granteve – Disa këshilla çka duhet te dijnë fermerët që kanë marrë grante për sisteme të energjisë solare?

20.5 Milione Euro grante janë ndarë nga Ministria e bujqësisë për fermerët dhe ekonomitë bujqësore, që të investojnë direkt në asetet që atyre ju duhen.
Tashmë dihet që kur përmes këtyre granteve ndërtohen pika grumbulluese, depo apo magazina atëherë shpesh përfshihet edhe financimi i sistemeve solare për këto objekte.

Mirëpo shumë herë fermerët janë përballur me probleme për shkak se nuk kanë ndjekur hapat e duhur dhe nuk kanë marrë këshilla nga ekspertët.


Mirëpo fermerët duhet të kenë kujdes dhe të konsultohen me ekspertët e fushës para se të bëjnë investimin e tyre për disa aspekte të sistemeve solare, dhe këto aspekte janë:

Lloji i lidhjes së sistemit solar, madhësia e sistemit, lejet përkatëse për kyqje.

LLOJI I LIDHJES SË SISTEMIT SOLAR

I lidhur në rrjet: Një sistem solar që prodhon energji elektrike, e që është i lidhur në rrjet dotë thotë që pjesën e prodhimit që ju nuk e përdorni kthehet në rrjet elektrik dhe juve ju zbritet fatura e energjisë elektrike, ky model quhet ndryshe edhe “Impiant vetë-prodhues”.
Parime tjera të funksionimit të sistemit solar të lidhur në rrjet:

Sistemi on grid lidhet tek pika kryesore e furnizimit të objektit me energji elektrike dhe aq sa ka prodhim nga sistemi fotovoltaik do të konsumohet ndërsa pjesa tjetër mirret nga rrjeti.

Ndërsa nëse ju keni nevojë për më shumë energji se sa sistemi solar prodhon vetëm diferenca tërhiqet nga rrjeti.

Ky sistem është sistemi më i përshtatshëm dhe mundëson kursime të mëdha të faturave të energjisë.

I lidhur në rrjet dhe me bateri (hibrid): sistemi hibrid përveq të gjitha beneficioneve të sistemit të lidhur në rrjet, përmes baterisë akumuluese mundëson që të ta shfrytezoni energjinë që prodhoni vetë edhe në mbrëmje kur nuk ka më diell, gjithashtu mundëson të keni energji edhe kur ka ndërprerje të energjisë nga rrjeti elektrik.

I pavarur nga rrjeti: një sistem solar i pavarur nuk ka nevojë për rrjet elektrik, pra e gjitha energjia që prodhohet nga ky sistem përdoret për furnizim të objektit ose të baterisë.

Sistemi i pavarur duhet të kalkulohet saktë nga profesionistët e fushës së energjisë, përndryshe kalkulimet e gabuara mund të ju lënë pa energji elektrike.

I lidhur në rrjet I lidhur në rrjet+bateri I pavarur nga rrjeti

MADHËSIA E SISTEMIT

Aspekti i parë që duhet të përcaktoni është madhësia e sistemit, madhësia e sistemit përcakton se sa sasi e energjisë do të prodhohet dhe pastaj do të shifni se sa kjo sasi do të mbulojë nevojat e juaja rrjedhimisht se sa do të keni kursime.

Përcaktimi i madhësisë duhet të bëhet ose nga faturat e energjisë nëse objekti ka qenë në përdorim ose nga vlerësimi i paisjeve elektrike dhe shpenzuesve në objektin tuaj.

Mirëpo ky vlerësim duhet të bëhet nga ekspertët e sistemeve solare dhe ata të përcaktojnë madhësinë e saktë të kapacitetit prodhues ose akumules në rast se keni edhe baterinë.

LEJET PËRKATËSE

Nëse zgjedhni sistemet e lidhura në rrjet atëherë duhet patjetër që të merren disa leje paraprakisht qoftë tek distributori i energjisë, komuna përkatëse apo Zyra rregullatorit, mirëpo të gjitha këto bëhen përmes kompanive të licensuara për instalime të sistemeve solare.

CILIN SISTEM SOLAR DUHET TË ZGJEDH?

Për këtë ne kemi përgatitur një tabelë me të cilën mund të krahasoni më lehtë dhe të vendosni se çka ju duhet më shumë në bazë të kërkesave tuaja:

Pra, madhësia dhe lloji i sistemit gjithmonë varet nga kërkesa e juaj, pastaj duhet të dizajnohet nga ekspertët dhe të aktivizohet në bazë të rregullave dhe standardeve, në mënyrë që ti shfrytëzoni maksimalisht benefitet e shumta të energjisë nga dielli.

Për të marrë këshilla të mëtutjeshme profesionale nga ekspertë se si të përfitohet në formë profesionale nga energjia solare prej granteve, kontaktoni në: +38345635035

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori