LAJMI I FUNDIT:

Gabim i (pa)vetëdijshëm në protokoll

Gabim i (pa)vetëdijshëm në protokoll

“Shteti i rrejshëm, imagjinar, gjithsesi joekzistues“ i Kosovës, si e quajnë me përkëdhelje në Serbi, udhëtoi për në Paris. Krah për krah me Serbinë, Kosova merr pjesë si aleate, si fituese, në festimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në katedralen e Notër Damit.

Sipas asaj thënies së moçme të urtë, “ku është sëmurja është edhe bari”, njëqind vjet pas Evropa i ktheu Kosovës atë që dikur i kishte marrë kundër vullnetit të saj – i njihet e drejta për liri dhe shtetësi. Simbolikisht, e drejta që i ishte “njohur“ dikur Serbisë mbi këto territore, si plaçkë lufte, tash në mënyrë demonstrative po i merrej me prezencë të nivelit më të lartë, përfshirë këtu edhe Rusinë, mbrojtësen historike të Serbisë. Aty ishte edhe Turqia, si trashëgimtare e Perandorisë Otomane, në kuadër të së cilës ishte asokohe Kosova kur u “çlirua”, d.m.th. u okupua nga Serbia. Kjo prezencë dhe zhvillimet në qendër të të cilave ishte presidenti i Kosovës, shpalosin një proces për të cilin ka një marrëveshje e cila një ditë do të bëhet e dukshme edhe për qytetarët e zakonshëm.


E gjithë kjo mund të kishte kaluar pa u vërejtur, për shkak të vrapimit të çmendur të mediave pas presidentit Trump, Putin, apo yjeve të tjera politike, sikur të mos ndodhte një lëshim i pafajshëm, i (pa)vetëdijshëm protokollar. Si me një çudi, presidenti i Kosovës u duk në radhën e burrështetasve, menjëherë pas presidentit rus Putin. Kjo, gabimet në protokoll pra, ju ndodhin edhe diplomacive perfekte (si ajo franceze). Ajo që është më se e sigurt është se në këtë manifestim, ftesa për presidentin e Kosovës nuk ishte një gabim protokollar. Aq më pak i tillë ishte takimi dhe biseda (qoftë në margjina) e presidentit të Kosovës me presidentin Putin. Apo ndoshta presidentit Putin i rrëshqiti, pa dashje, premtimi se do të përkrah një marrëveshje të paqes në mes Kosovës dhe Serbisë.

Natyrisht, në Serbi ka mjaftë të atillë që do të kundërshtonin këtë prezencë të Kosovës në një ngjarje me pjesëmarrje kaq elitare nga mbi 80 vende të botës pjesëmarrëse, në një luftë të zhvilluar në kohën kur Kosova ishte e pushtuar nga Serbia dhe nuk ishte subjekt i saj në asnjë formë. Do të rebeloheshin madje.

Por, si thotë kokëftohtë presidenti Serb: “(Crvena) Zvezda, mund të bëjë çudira (duke aluduar në fitoren e sajë mbi Liverpulin), por në politikë diçka e tillë nuk është e mundur”. Ai ua kujton serbëve se ekziston një raport forcash të cilin ai është i detyruar ta marrë parasysh. Ai përpiqet, në fakt, t’ju sqarojë qytetarëve se në këtë rrëfim “të fortët“ nuk janë me Serbinë, madje as Rusia. Kështu, për shkak të këtyre rrethanave, ai nuk mundi të qëndronte në radhë menjëherë prapa presidentit Putin, ku mendonte se e kishte vendin, sepse në raste të tilla protokolli është shumë i rreptë. Pra, loja i tejkalon përmasat e Serbisë dhe ideja e dy presidentëve duket se nuk është veç e tyre.

Çka po ndodhë? Prej nga kjo ftesë për Kosovën në këtë takim? Prej nga ky takim i presidentit Thaçi me presidentin rus? Çka po ndodhë në regjion dhe përse tërë kjo gjakftohtësi e presidentit serb dhe ky mirëkuptim i presidentit rus? Përse përkundër dialogut me Kosovën, Serbia po e forcon ushtrinë, po blen armatime të sofistikuara, po i ndërton fuqishëm marrëdhëniet edhe me Turqinë, pikërisht në kohën kur përbetimet e sajë për integrimet euro-atlantike janë në kulm?

Përse z. Thaçi po lëvizë idenë e kufijve pikërisht në kohën kur përbetimet e tij për orientim euro-atlantik janë më të forta se kurrë?

Në bazë të gjithë treguesve, unë besoj se Serbia po përgatitet për luftë për territore, e cila do të jetë ndoshta e domosdoshme nëse arrihet të komprometohet dhe rrënohet parimi për mos ndryshimin e kufijve në Ballkan, çka për bindjen time është strategjia e vendeve Euroaziatike. Kjo, duke parë në një prizëm më të gjerë, paraqet para së gjithash interes rus dhe turk, për Serbinë, dhe Bosnjën dhe Hercegovinën jashtë BE-së dhe në orbitën e tyre. Ndërtimi i marrëdhënieve me shqiptarët, në të cilat ka kohë që presidenti Vuçiq insiston përmes takimeve edhe me kryeministrin Rama, shpalosë konturat e një marrëveshjeje të mundshme ruso-turke për Ballkanin, ku kurriz i tyre do të ishin marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe ndërtimi i shteteve të tyre nacionale në Ballkan, duke prishur kufijtë ekzistues. Nëse arrihet të rrënohet ky parim, mbi të cilin janë ngritur shtetet multietnike si Bosnja, Kosova, Maqedonia, do të rrënohet gjithçka që është ndërtuar dekadave të fundit.

Para së gjithash, kur është fjala te loja me kufij, e cila e ka shqetësuar opinionin në Kosovë dhe në Serbi, këtu, për bindjen time, nuk kemi të bëjmë aspak me kufij të Kosovës dhe Serbisë, por me kufij të BE dhe Euroazisë, kështu që lobimi ruso-turk në Uashington, dhe presioni i tyre mbi BE-në, është i orientuar pikërisht drejt asaj që të rrënojë këtë parim për mos ndryshimin e kufijve dhe të ndërtojë strukturën e re në Ballkanin Perëndimor, të mbështetur në dy popuj të cilët ato mendojnë se i kontrollojnë.

Si mekanizëm, dhe si katalizator, si karrem po shfrytëzohet pikërisht dialogu në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, nën moderimin e zyrtares së lartë të BE-së, zonjës proruse, Mogherini.

Prezenca e presidentit Thaçi në Paris, dhe takimi me presidentit Putin, shpalosin pikërisht idenë time të mëhershme se loja me kufijtë është agjendë Euroaziatike për Kosovën dhe Ballkanin. Si do të rrjedh krejt kjo, do të varet nga drejtimi që administrata Trump do t’u japë gjërave, në raportin e tyre me BE-në dhe Euroazinë. Takimi në Paris në fakt shpalosë konjukturën e re e cila është përgatitur shumë gjatë. Pritet të shihet si do të rrjedhin gjërat me formalizimin e marrëveshjes së fshehtë në mes të dy presidentëve, e cila si po flitet se tashmë është arritur. Gabimi në protokoll mund të ketë qenë i qëllimshëm, edhe pse ambasadori francez në Beograd kërkoi publikisht falje për këtë…

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Kalo në kategori