LAJMI I FUNDIT:

G7 ripohon angazhimin për një sektor rrugor më të dekarbonizuar deri në vitin 2030

G7 ripohon angazhimin për një sektor rrugor më të dekarbonizuar deri në vitin 2030

Vendet anëtare të G7 të shtunën riafirmuan angazhimin e tyre për një sektor rrugor më të dekarbonizuar deri në vitin 2030 dhe u angazhuan për qëllimin për arritjen e emetimeve neto zero në rrugë deri në vitin 2050.

Një deklaratë e G7 tregoi veprime të ndryshme që po ndërmarrin vendet, duke përfshirë politikat për arritjen e 100% ose depërtimin dërrmues të shitjeve për automjetet me emetim zero në kategorinë e automjeteve të lehta (LDV) deri në vitin 2035 dhe më tej.

Politikat përfshijnë veprime për të arritur 100% automjete të elektrizuara të reja të pasagjerëve deri në vitin 2035, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.


Këto politika që i diskutuan në samit, përfshijnë edhe promovimin e infrastrukturës dhe karburanteve të qëndrueshme neutrale ndaj karbonit, duke përfshirë karburantet e qëndrueshme bio dhe sintetike, vazhdonte deklarata.

“Ne vërejmë mundësitë që ofrojnë këto politika për të kontribuar në një sektor rrugor më të dekarbonizuar”, thuhej në deklaratën e përbashkët.

“Kjo përfshinë edhe përparimin drejt një pjese prej mbi 50 për qind të LDV-ve me emetim zero të shitur globalisht deri në vitin 2030”, shtoi dokumenti. /Telegrafi/