Vendet e G20-ës u pajtuan të premten për një kornizë përmes të cilës, do të ristrukturohet borxhi i shumë vendeve në zhvillim që janë rrënuar ekonomikisht nga coronavirusi.
Por, ata që bënë fushatë në favor të këtij veprimi thonë se nuk është i mjaftueshëm për të lehtësuar ‘valën e krizës së borxheve’.
Ky grup i shteteve më të fuqishme financiare në botë, muajin e kaluar u pajtua për një zgjatje prej gjashtë muajsh të iniciativës për ‘suspendim të borxhit’ deri në qershorin e vitit të ardhshëm, që nuk është në pajtim me thirrjen e Bankës Botërore që kjo periudhë të zgjatet për një vit.
Ministrat e Financave të shteteve anëtare të G20-ës dhe bankat qendrore prezantuan ‘kornizën e përbashkët’ për riplanifikim ose për të ulur borxhet e vendeve që janë në rrezik, përmes qasjes ‘rast pas rasti’.
“Në parim, borxhet nuk do të falen”, thuhet në deklaratën e përbashkët pas takimit virtual të mbajtur nën presidencën e Arabisë Saudite.
“Në rastet më të vështira, kur falja e borxheve apo suspendimi është i nevojshëm, kjo do të trajtohet si çështje e veçantë, pasi që secili kreditor pjesëmarrës të përmbushë në kohë procedurat kombëtare për aprovim duke i mbajtur të informuar kreditorët e tjerë për progresin”, thuhet në deklaratë.
Në bazë të këtij vendimi, janë 73 shtete që mund të përfitojnë një ristrukturim të borxhit, duke përfshirë, 38 shtete në Afrikën sub-Sahariane.
Muajin e kaluar, Banka Botërore tha se borxhi i 73 vendeve më të varfra u rrit për 9.5% me një rekord prej 744 miliardë dollarësh.
Barra më e madhe e këtyre borxheve janë te kreditorët qeveritar, shumica nga të cilat janë shtete të G20-të, e nga ku Kina ka rreth 63% të kësaj shume. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre