LAJMI I FUNDIT:

Me fytyrë të mbuluar e veshje lëkure, Kim Kardashian me stil të çuditshëm teksa arriti në New York përpara “Met Gala 2021”

Me fytyrë të mbuluar e veshje lëkure, Kim Kardashian me stil të çuditshëm teksa arriti në New York përpara “Met Gala 2021”

Kim Kardashian është duke bërë një tjetër deklaratë të guximshme me stilin e saj.

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, 40-vjeçe, ka lënë të gjithë të befasuar të shtunën në një kostum të zi lëkure të markës Balenciaga gjatë arritjes në New York përpara evenimentit të “Met Gala”.

Kardashian u fotografua teksa dilte nga një makinë luksoze me një veshje interesante krejtësisht në të zeza përfshirë pantallona të tillë e çizme të njëjta. Më e rëndësishmja, fytyra e saj nuk shihej fare për shkak të një maske që mbante e cila kishte vetëm një hapje në pjesën e pasme për bishtin e gjatë.


Kim Kardashian (Foto: MEGA)

Themeluesja e “Skims” etiketoi stilistin e Balenciaga, Demna Gvasalia, gjersa ndau poza të ndryshme me këtë lloj stili në Instagram.

Ajo postimin e kompletoi me një ‘emoji’ thike.

Kim Kardashian në luftë të ashpër ligjore me fqinjët për shkak të një bunkeri nëntokësor që dëshiron të ndërtojë
Lexo po ashtu Kim Kardashian në luftë të ashpër ligjore me fqinjët për shkak të një bunkeri nëntokësor që dëshiron të ndërtojë

Muajin e kaluar, Kim gjithashtu u shfaq me një veshje të tillë për albumin “Donda” të ish-bashkëshortit Kanye West në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Fëmijët e çiftit, vajzat North , 8 vjeçe dhe Chicsgo, 3, dhe djemtë Saint , 5 e Psalm , 2 vjeç, gjithashtu ndoqën ngjarjen dhe u koordinuan me prindërit e tyre me veshje të zeza.

“Met Gala” do të mbahet nesër (13 shtator) dhe pjesëmarrësit do të vaksinohen e të vendosin maskat brenda. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Loredana pranon se ka qenë nën hijen e Jozit: Babi kishte të drejtë

Magazina
Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Egli me shaka pranon që Gjesti të ketë edhe gra të tjera: Mjafton mua mos të më mungojë gjë, ndërhyn Gerta: Gruaja e shtatë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Selena Gomez shkëlqen në Festivalin e Filmit në Santa Barbara, duke ekspozuar unazën e saj të fejesës

Magazina
Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Dafina Zeqiri dhe Shpat Deda sjellin videoklipin magjik të këngës “Natën”

Magazina
Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Naomi Campbell takohet me kryeministren tajlandeze për të ndihmuar industrinë e modës

Magazina
Kalo në kategori