LAJMI I FUNDIT:

Fytyra zbulon: A mund t’ia qëlloni kush është në këtë fotografi më i shëndetshëm dhe më joshës?

Fytyra zbulon: A mund t’ia qëlloni kush është në këtë fotografi më i shëndetshëm dhe më joshës?

Hulumtuesit konstatojnë që truri automatikisht mund të njohë fytyrën e shëndetshme dhe joshëse

Njerëzve fytyrat e njerëzve thatanikë u janë më atraktive, ndërsa të tjerët konsiderojnë që mungesa e indeve yndyrore në fytyrë zbulon shtypjen e mirë të gjakut.


Hulumtuesit deri te këto fytyra “të shëndetshme” kanë ardhur në bazë të indeksit të masës ideale trupore, përqindjes së yndyrave trupore, shtypjes së gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm, transmeton Telegrafi.

– Rezultatet e hulumtimit tonë tregojnë që truri ynë ka krijuar mekanizma me ndihmën e të cilëve nga fytyra mund të lexojnë informacione të shumta shëndetësore në mënyrë që të zbulojnë se me cilët persona është më së miri të shtohemi, thekson autori i studimit dr. Jan Stephen, nga Universiteti Macquari në Sydney.

Për të arritur deri te informacionet e nevojshme, ata kanë analizuar fotografitë e 50 njerëzve nga Kina, 50 personave të bardhë dhe 97 personave me ngjyrë.

Pastaj kanë matur indeksin e masës së tyre trupore, përqindjen e yndyrës trupore dhe shtypjen e gjakut dhe kanë vlerësuar formën e tyre dhe madhësinë e nofullave.

Në pjesën e dytë të hulumtimit, 26 persona të bardhë kanë këmbyer 60 fotografi në mënyrë që të bëjnë fytyrën sa më të shëndetshme që të jetë e mundur.

– Kemi zbuluar që njerëzit kanë ndryshuar fytyrat për t’u dukur “më të hajthëm”, në mënyrë që personat të duken më të shëndetshëm, shpjegon Stephen. Shikoni edhe ju. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori