Për herë të parë ndonjëherë, shkencëtarët amerikanë në “National Ignition Facility” në “Lawrence Livermore National Laboratory” në Kaliforni thuhet se kanë prodhuar me sukses një reaksion të “fuzionit bërthamor” që rezultoi në një fitim neto të energjisë.
Kështu ka bërë të ditur një burim i njohur me projektin për CNN ndërkohë që Departamenti Amerikan i Energjisë pritet të shpallë zyrtarisht përparimin të martën, përcjell Telegrafi.
Dhe siç vlerëson CNN, rezultati i eksperimentit do të ishte një hap masiv në një kërkim prej dekadash për të “çliruar” një burim të pafund energjie të pastër që mund të ndihmojë në përfundimin e varësisë nga lëndët djegëse fosile.
Sekretarja amerikane e Energjisë, Jennifer Granholm do të bëjë një njoftim të martën për një “zbulim të madh shkencor”, njoftoi departamenti të dielën.
Zbulimi u raportua fillimisht nga Financial Times.
Ndryshe, studiuesit për dekada janë përpjekur të rikrijojnë fuzionin bërthamor – duke “kopjuar” fuzionin e diellit.
Fuzioni funksionon në të njëjtën mënyrë si Dielli ynë, duke bashkuar dy atome të rënda hidrogjeni nën nxehtësinë dhe presionin ekstrem për të çliruar sasi të mëdha energjie.
Kjo është e kundërta e procesit të ndarjes së përdorur nga termocentralet bërthamore, në të cilat atomet ndahen për të lëshuar sasi të mëdha energjie.
Dhe ndryshe nga ndarja bërthamore që fuqizon energjinë elektrike në të gjithë botën, ajo nuk gjeneron mbetje radioaktive jetëgjatë.
Shkencëtarët anembanë globit janë duke punuar drejt këtij zbulimi, duke përdorur metoda të ndryshme për të arritur të njëjtin qëllim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
SHBA dhe Rusia propozojnë plan paqeje me tre faza

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

Si do të dukej një forcë evropiane në Ukrainë?

Trump thotë se Ukraina duhet të kishte bërë një marrëveshje më herët
E inkurajoi që të hidhet me litar nga 30 metra lartësi, humb jetën 33-vjeçarja nga Kazakistani – dënohet me 4 vite burgim instruktori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame