Një vajzë nga India po vazhdon ta ruaj kurorën si adoleshentja më flokët më të gjata në botë, pasi për më shumë se një dekadë nuk i ka prerë flokët pas një përvoje të keqe që e kishte pasur me një frizere në një sallon ondulimi.

Nilanshi Patel, 17-vjeqe nga një qytet i vogël në Modas të Indisë, vazhdon të mbetet si adoleshentja me flokët më të gjata, duke u futur kështu në librin e rekordeve Guiness – ku flokët e saj janë hiq më pak se 182 centimetra, transmeton Telegrafi.


1 192

Ndërkaq babai i saj thotë se vajza i është shndërruar në një person të famshëm falë flokëve të gjata. Ajo madje ka fituar nofkën “Rapunzel”. Patel thotë se për më shumë se 11 vite nuk ka prerë flokët.

2 85

“Si 6-vjeçare kam pasur përvojë të keqe në një sallon ondulomi. Prej atëherë nuk i kam prerë flokët”, thotë kjo adoleshente nga India. /Telegrafi/

3 64

4 55

5 39

6 29