LAJMI I FUNDIT:

Futet dhe rri tri ditë në veri të Mitrovicës, Çepurini s’e bën hesap Kosovën (Video)

Futet dhe rri tri ditë në veri të Mitrovicës, Çepurini s’e bën hesap Kosovën (Video)

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Çepurin, ka qenë për vizitë në veriun e Kosovës. Televizioni Most ishte i vetmi që ishte informuar për këtë vizitë treditore, në të cilën diplomati nga Moska nuk e la pa vënë lule pranë përmendores së konsullit rus të vrarë një shekull më parë pikërisht në Mitrovicë.

Për më tepër, Çepurin fundin e javës së kaluar pati takime me krerët legalë e ilegalë të katër komunave veriore, me të cilët – siç mëson Klan Kosova – diskutoi mënyrat e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe kur ai të formohet.


Ndër të tjera, ai vizitoi dhe lagjen ilegale “Lugina e Diellit” e cilado te financohet nga Federata Ruse.

Gjate kësaj vizite të Çepurininit, tek institucionet kosovare ka mbretëruar heshtja.

Ditën e hënë, Ministria e Punëve të Jashtme tregoi se ardhja e tij ishte keqpërdorim, përderisa për të hyrë në Kosovë rusi e përdori autoritetin e UNMIK-ut e nuk kërkoi leje. /Klan Kosova/