LAJMI I FUNDIT:

Futen në dyqan për ta plaçkitur pronarin, për pak sa nuk e pësojnë keq kur ai i gjuan me revole (Video)

Futen në dyqan për ta plaçkitur pronarin, për pak sa nuk e pësojnë keq kur ai i gjuan me revole (Video)

Kamerat e sigurisë të instaluara brenda një marketi, kanë filmuar momentin kur pronari ballafaqohet me një grup personash të armatosur që tentojnë ta plaçkitin.

Në video shihet se tre burra futen në market në Louisiana, ku njëri prej tyre ia drejton revolen pronarit, transmeton Telegrafi.

Por, në momentin që plaçkitësit shpërqendrohen për një moment, pronari nxjerr nga banaku revolen e tij me të cilën fillon t’i gjuaj.


Të kapluar nga frika, ata fillojnë të vrapojnë në drejtim të derës për ta shpëtuar kokën. Ndërkaq, pronari i marketit pretendon se kishte qëlluar në bark njërin prej plaçkitësve.

Sherifi Ëilliam Earl Hilton, ka deklaruar se njëri prej të dyshuarve është në spital, i dyti është liruar pasi është i mitur kurse i treti është në arrati. /Telegrafi/