LAJMI I FUNDIT:

Futen ilegalisht në Kosovë, tre persona dërgohen në Qendrën e Azilit

Futen ilegalisht në Kosovë, tre persona dërgohen në Qendrën e Azilit
Foto: Ilustrim/Arkiv

Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij (taksi) janë gjetur tre persona shtetas të huaj që dyshohet se ilegalisht janë futur në territorin e Republikës së Kosovës.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 08:45, në pikën kufitare në Vërmicë.


Personat janë dërguar në Qendrën e Azilit, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/