Futbollistja e re e Romës ka bërë për vete gjithë Italinë me linjat e saj bombastike

Një ngjarje e rëndësishme për tifozët e Romës ishte ardhja e Alayah Pilgrim.
20-vjeçarja zvicerane u transferua nga Cyrihu në Romë gjatë periudhës së transferimeve dimërore.
Vajza ka lindur në Zvicër dhe luan për kombëtaren e Zvicrës, por ka rrënjë marokene.

Nuk ka dyshim se me ardhjen e Alayah te Roma, klubi do të ketë një fluks tifozësh, veçanërisht në rrjetet sociale.
Pilgrim shpjegoi vendimin e saj për t'iu bashkuar Giallorosse duke thënë: "Roma është një klub me një histori vërtet të madhe. Mendoj se kjo është mundësia më e mirë për mua, hapi më i mirë i ardhshëm në karrierën time për t'u zhvilluar dhe për t'u përmirësuar".

"Shpresoj të mësoj nga çdo person i vetëm në ekip, sepse ka shumë cilësi këtu”.
"Isha në Tre Fontane për ndeshjen e Bayernit dhe atmosfera ishte e çmendur. Mezi pres të luaj para tifozëve tanë”, theksoi mes tjerash bukuroshja. /Telegrafi/

































































