Ka përfunduar xhiro e shtatë në elitën e futbollit zviceran me dy ndeshje të zhvilluara sonte.

Edhe në këtë xhiro futbollistët shqiptarë ishin protagonist në elitën e futbollit zviceran.


Sion ka qenë nikoqir i Luzernit, ku në fund rezultati ishte i barabartë 1-1.

Vendasit kanë kaluar në epërsi me golin e Guillerme Hoaraus, derisa për mysafirët nga penalltia barazoi shifrat në 1-1 reprezentuesi i Kosovës, Lorik Emini.

31c39d46 bdd6 494a be9e 577bcd59c31a

Emini luajti titullar për Luzernin, derisa në fund të ndeshjes u inkuadrua edhe mbrojtësi David Domgjoni.

Një futbollist shqiptar ka qenë vendimtar edhe për Grasshopperin, në barazimin 1-1 në udhëtim te Lugano.

csm 20210813 vorschau ec9f136c94

Ermir Lenjani kaloi lëndimin dhe u fut në fushë në minutën e 69-të, për të dhënë një asistim fantastik në fund të ndeshjes për shifrat 1-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app