Miralem Pjanic është futbollisti që ka bërë më shumë asistime në kampionatin italian që nga sezoni 2013/14.

Mesfushori boshnjak i Juventusit prinë në listën që kanë bërë më shumë asistime për bashkëlojtarët e tyre, duke bërë plot 30 asistime në Serie A.


Megjithatë, Pjanic, shumicën e asistimeve i ka bërë gjatë kohës sa ishte pjesë e Romës, duke lënë pas vetes mesfushorin sllovak të Napolit, Marek Hamsik, i cili ka kompletuar 28 asistime nga sezoni 2013/14, shkruan Telegrafi.

Pas këtyre dy mesfushorëve, në listë vijnë Domenico Berardi, Lorenzo Insigne dhe mesfushori i larguar nga Serie A, Paul Pogba.

Sulmuesi anësor i Sassuolos, i Napolit dhe mesfushori i Manchester Unitedit kanë bërë nga 22 asistime në kampionatin italian. /Telegrafi/

Më shumë asistime në Serie A që nga sezoni 2013/14:Miralem Pjanic        – 30 asistime Marek Hamsik         – 28 asistime Domenico Berardi  – 22 asistime Lorenzo Insigne      – 22 asistime Paul Pogba               – 22 asistime

telegrafi sport app