Në gamën e angazhimeve të turneut, Taylor Swift gjeti pak kohë për t’u shfaqur në tepihun e kuq, në premierën botërore të filmit “Eras Tour” në Los Angeles.

Dhe erdhi në një edicion mbresëlënës, ndaj nuk është çudi që të gjithë sytë ishin tek ajo.


tay3 (Foto: Getty/TAS)

Fustanin e bukur me ngjyrë të kaltër të çelët e ka kombinuar me sandale në të njëjtën ngjyrë dhe kështu ka mahnitur gjithë të pranishmit.

Një fustan me detaje lulesh i krijuar nga Oscar de la Renta dhe me të cilin theksoheshin në mënyrë perfekte sytë e saj të kaltër dhe linja e hollë trupore, ndërsa prekjen romantike ia dhanë kaçurrelat e dhe buzëkuqi tashmë i zakonshëm për të kontribuuar në kompletimin e një edicioni përrallor.

tay2 (Foto: Getty/TAS)

Nga stolitë, kishte vënë vetëm një gjerdan të thjeshtë diamanti. /Telegrafi/

tay1 (Foto: Getty/TAS)

tay7 (Foto: AFP/Getty)