LAJMI I FUNDIT:

Fustani ikonik i Jennifer Lopez-it shërbeu si frymëzim për krijimin e atleteve që na fiksojnë

Fustani ikonik i Jennifer Lopez-it shërbeu si frymëzim për krijimin e atleteve që na fiksojnë

Kanë kaluar 20 vite që kur Jennifer Lopez veshi fustanin ikonik në Grammy që vazhdon të komentohet edhe sot

Fustani që theu rrjetin u dizenjua nga Versace dhe ka shërbyer si frymëzim për shumë njerëz përgjatë dy dekadash dhe së fundmi edhe për të krijuar një palë atlete.


Versace ka bashkëpunuar me Concepts për të krijuar një palë atlete të frymëzuara nga fustani i famshëm me print xhungle me rastin e 20-vjetorit të krijimit të tij, si dhe pak para ditëlindjes së 50-të të Jennifer Lopez-it.

View this post on Instagram

A post shared by CONCEPTS (@cncpts) on Jul 15, 2019 at 2:28pm PDT

Atletet e gjelbra me dizjan gjethesh kanë një pjesë lëkure që të sjell ndërmend dekoltenë e theksuar të fustanit. Atletet kushtojnë 1,075 dollarë.

Duke qenë se janë frymëzuar nga ky fustan nuk do të çuditeshim që edhe atletet të kishin të njëjtin sukses.

Ata që e adhurojnë stilin e J.Lo-së, e dimë që do të fiksohen.

View this post on Instagram

A post shared by CONCEPTS (@cncpts) on Jul 15, 2019 at 11:55am PDT

/Telegrafi/