LAJMI I FUNDIT:

Fustanet më të mira dhe më të këqija në tepihun e kuq të Brit Awards-it: Shkëlqejnë Dua Lipa dhe Rita Ora

Fustanet më të mira dhe më të këqija në tepihun e kuq të Brit Awards-it: Shkëlqejnë Dua Lipa dhe Rita Ora

Para betejave për shpërblimet e sivjetme The Brit Awards në arenën 02 të Londrës, yjet britanike dhe kolegët e tyre ndërkombëtarë kanë rivalizuar në tepihun e kuq në prag të ndarjes.

Yjet krenare janë balancuar nëpërmjet fustaneve posaçërisht seksipile me prerje të lartë dhe me diç dukje modeste dhe ishin të sigurta që ky tepih i kuq nuk do të harrohet një kohë të gjatë. Këngëtaret Dua Lipa dhe Rita Ora kanë veshur fustane luksoze të Giambattiste Vallia-s dhe dyshes australiane Ralph &Russo, ndërsa Pixie Lot dhe Camila Cabello  kishin veshur fustane të cilat më shumë kanë zbuluar sesa kanë mbuluar.

Në foto: Camila Cabello

Fotografët e tubuar dhe njohësit e modës megjithatë më së shumti i ka befasuar reperja IAMDDB, e cila kishte veshur fustan të tejdukshëm pa sytjena.

Në Foto: Diana De Brito, e njohur si IAMDDB

Tepihu i kuq megjithatë yjeve u ka shërbyer edhe si vend për dërgim të porosive të solidaritetit me lëvizjen Time’s Up, gjë që e kanë bërë me mbajtjen në dorë të trëndafilave të bardhë.

Kombinimet e veshjeve më të bukura nga tepihu i kuq shikoni këtu:

Rita Ora
Millie Bobby Brown
Anna Friel
Ella Eyre
Gemma Atkinson

Veshjet më të këqija nga tepihu i kuq shikoni këtu:

Holly Willoughby
Jess Glynne
Myleene Klass

T’ju rikujtojmë, ylli i R’nB-së në ngritje Dua Lipa ka fituar të mërkurën në mbrëmje dy çmime në Brit Awards, ndërkaq reperi Stromzy është “kurorëzuar” në kategorinë e meshkujve, duke mposhtur Ed Sheeran.

Kush është Dua Lipa, ku i mori hapat e parë të muzikës dhe sa Brit Awards i ka fituar? Shumëçka rreth karrierës së këngëtares shqiptare
Lexo po ashtu Kush është Dua Lipa, ku i mori hapat e parë të muzikës dhe sa Brit Awards i ka fituar? Shumëçka rreth karrierës së këngëtares shqiptare

Dua Lipa (22) është njëra ndër këngëtaret e rralla me më shumë se një miliardë klikime në YouTube për singlin “New Rules”, ndërkaq ka garuar me Baloma Faith-in, e cila ka fituar shpërblimin më 2015, Kate Tempest, Jessie Ware dhe Laura Marling. /Telegrafi/