Modelja e njohur, Emily Ratajkowski, rrallë shihet me buzëqeshje në fytyrë gjatë pjesëmarrjes në evenimentet e rëndësishme.

Kur ecën në pasarela apo kur ecën në rrugët e New Yorkut, gjithçka që mund të vihet re është një vështrim serioz dhe një shprehje akoma më serioze e fytyrës.


Njerëzit e kritikojnë shpesh për këtë dhe përdoruesit e rrjeteve sociale presin ditën kur modelja e tyre e preferuar do t'u tregojë buzëqeshjen e saj të ëmbël...

emily1 (Foto: FilmMagic)

Modelja së fundmi ka marrë pjesë në CFDA Awards në New York dhe për atë rast ka veshur një fustan të shkurtë dhe e ka kompletuar të gjithë edicionin me grim të thjeshtë.

emi8 (Foto: Gotham/Getty Images)

Megjithëse kishte zgjedhur një kombinim të thjeshtë në dukje, ajo ka mahnitur me figurën e mrekullueshme trupore. /Telegrafi/

emily1 1 (Foto: Getty Images)