LAJMI I FUNDIT:

Fusnota, “veç” deri te njohja e plotë nga BE

Fusnota, “veç” deri te njohja e plotë nga BE

Përfaqësimi i Kosovës me fusnotë në forumet dhe nismat rajonale, do të vazhdojë derisa vendi të mos njihet nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian, vlerësojnë ish-zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e zhvillimeve politike.

Fusnota i është vënë emrit të Kosovës në bazë të një marrëveshjeje në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel, për të mundësuar përfaqësimin e Kosovës në konferenca e nisma rajonale, por edhe ato të nivelit më të gjerë ndërkombëtar.


Edita Tahiri, ish-shefe e ekipit te bisedimeve të Kosovës, në kuadër të dialogun me Serbinë në Bruksel, thotë se “fusnota nuk ka qenë diçka e re për Kosovën, për shkak se deri në vitin 2011, kur ka nisur dialogu për çështje teknike me Serbinë, Kosova është prezantuar nën Rezolutën 12 44 të Kombeve të Bashkuara”.

Pozicioni i Kosovës, sipas saj, “ka avancuar në dialogun e Brukselit”.

“Pse u desh tutje fusnota? Sepse kemi pesë vende të BE-së që nuk na njohin dhe rruga e Kosovës për në Bashkimin e Evropian do të bllokohej. Këto pesë vende nuk do ta votonin përparimin e Kosovës, konkretisht nuk do ta votonin MSA-në (Marrëveshjen për Stabilizim Asociim). Në momentin kur këto pesë vende do të njohin Kosovën, fusnota hiqet, sepse Kosova më nuk do të ketë probleme të integrimit në Bashkimin Evropian. Tani (fusnota) ka dalë nga dialogu dhe dikush e lidh me Serbinë. Serbia nuk është anëtare e Bashkimit Evropian dhe nuk ka mundur ta pengojë Kosovën”, thotë ajo.

Politologu Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike, vlerëson se për Kosovën më e rëndësishme është që të bëjë lëvizje me përmbajtje, se sa të insistojë në çështjen e simbolikave – përfshirë edhe fusnotën.

Beqaj vlerëson se Kosova duhet t’i qaset vlerësimeve të Bashkimit Evropian lidhur me arritjet e dialogut me Serbinë dhe rrjedhimisht edhe mundësive të rishikimit të politikave të jashtme të pesë vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Marrëveshja për fusnotën, ishte arritur më 24 shkurt të vitit 2012 në Bruksel në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ajo nënkupton pozicionin e palëve karshi statusit të Kosovës, përkatësisht pozicionin e Serbisë në përputhje me Rezolutën 12 44 dhe pozicionin e Kosovës që mbështetet në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori