LAJMI I FUNDIT:

I fusni gishtat në hundë? Kjo është edhe një arsye që menjëherë të ndërprisni këtë shprehi

I fusni gishtat në hundë? Kjo është edhe një arsye që menjëherë të ndërprisni këtë shprehi

Prindërit e dëshpëruar, fëmijët e të cilëve injorojnë lutjet që të mos i fusin gishtat në hundë, mbase përfundimisht kanë gjetur argumentin me të cilin do të eliminojnë këtë shprehi – zhvillimi i mundshëm i inflamacionit të mushkërive.

Pneumokoku, shkaktar i inflamacionit bakterial të mushkërive, infeksioni i indeve të mushkërive i cili mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk shërohet, bartet nëpërmjet ajrit, përkatësisht pikëzave, shpesh me kollë dhe teshtitje të individëve të infektuar, transmeton Telegrafi.


Në studim, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën European Respiratory, një grupi vullnetarësh pneumokoku u është “fërkuar” nëpër shuplaka. Pastaj kanë marrë detyrë të pakëndshme që të përsërisin disa veprime më të shpeshta, fjala është për prekjen e përditshme, fërkimin apo futjen e gishtit në hundë.

“Ky studim ka treguar që bakteri mund të përhapet edhe me duar, madje edhe objektet (siç janë celularët dhe lodrat e fëmijëve) mund t’i kontribuojnë përhapjes së tij”, ka thënë Victoria Connor, shkencëtare në Universitetin e Liverpulit Royal Hospital.

Në nivel global inflamacioni i mushkërive çdo vit vret rreth 1,3 milionë fëmijë më të vegjël se pesë vjeç.

Ndonëse hulumtimi i bërë në persona të rritur, Connor thekson që rezultatet e studimit janë orientuar në rend të parë ndaj prindërve të fëmijëve të vegjël.

“Ndoshta nuk është reale të pengohen fëmijët që të fusin gishtin në hundë apo të fërkojnë zonën e hundës, mirëpo këshilla për prindërit është – higjiena e rregullt dhe e mirë e duarve dhe pastrimi dhe larja e lodrave dhe e sipërfaqeve të tjera mund të ulë përhapjen e bakterit, si edhe rrezikun nga zhvillimi i infeksionit me pneumokok siç është inflamacioni i mushkërive”, thotë Connor. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori