Kultivimi i drithërave në vendin tonë, ashtu si edhe viteve të mëhershme, vazhdon të jetë njëra ndër veprimtaritë kryesore e shumicës së fermerëve. Madje, rajone të ndryshme dallohen me sipërfaqe të mëdha të drithërave, pasi që nga kjo fermerët e shohin leverdinë më të madhe, duke shfrytëzuar kështu këto kultura edhe si ushqim për kafshët, të cilat ata i mbajnë në fermat e tyre blegtorale. Njëra ndër komunat, e cila drithërat i kultivon në sipërfaqe mjaft të madhe është edhe ajo e Fushë Kosovës, e cila sipas zyrtarëve komunalë është mbi 83 për qind tokë bujqësore.
Këshilltari komunal për Bujqësi në Komunën e Fushë Kosovës, Sulejman Shabani ka treguar se deri më tani kanë përkrahur shumë fermerë. Sipas tij, nga kulturat e kultivuara në ketë komunë dominojnë drithërat. “Në vitin 2014, përkatësisht deri sot, në Komunën e Fushë-Kosovës janë shpërndarë 46 krerë gjedhe, 10 fermerëve u janë dhënë nga 10 krerë dele, 181 përfitues të serrave, 59 përfitues të makinave mjelëse, 57 përfitues të Folive, kurse në bashkëfinancim me UNDP-në janë në procedurë për dhënie edhe 30 krerë gjedhe raca ‘Simental’, Mekanizëm, duke përfshirë edhe 18 Motokultivatorë, në vlerë prej 30.000 euro, fidane 18.180 euro, si dhe subvencione për biznese 30.000 euro”, ka treguar Shabani.
Kurse në vitin 2013 në bujqësi, nga subvencionet, sipas tij janë investuar 39.500 euro, në vitin 2014, 300.000 euro, kurse në vitin në vijim janë paraparë rreth 600.000 euro. Sipas zyrtarëve të Komunës së Fushë Kosovës mbi 83 për qind në këtë komunë është tokë bujqësore.
“Me drithëra siç janë gruri, misëri, tërshëra, elbi janë të kultivuara 3470 hektarë apo 91.1 për qind, me perime të ndryshme janë të kultivuara 73 hektarë apo 1.9 për qind e sipërfaqes, me foragjere kultivohen 185 hektarë apo 4.9 për qind. Kurse me pemë Fushë Kosova ka të kultivuara 80 hektarë apo 2.1 për qind”, ka thënë Këshilltari komunal për Bujqësi në Fushë Kosovë, Sulejman Shabani.
Ndërkaq fermerët, të cilët merren me kultivimin e drithërave në këtë komunë thonë se janë të kënaqur me kultivimin që bëjnë, ku ata tregojnë se ka leverdi të kultivohen drithërat. Agim Shishana fermerë nga Fushë Kosova, merret me kultivimin e drithërave dhe ka të mbjellur sipërfaqe të mëdha me drithëra. Ky fermerë tregon se do të vazhdojë me kultivimin e drithërave. “Me kultivimin e drithërave kam filluar që nga pas lufta, vitin e kaluar kam pasur të mbjellur 22 hektarë me grurë kurse edhe këtë vit kam mbjellë mbi 22 hektarë me grurë”, tha Shishana. Ai thekson se përkrahjet nga Qeveria kanë ndikuar edhe në shitjen e sipërfaqeve të kultivuara. Agim Shishana tregon se po thuajse të gjithë tokën e kultivuar e ka të vetën. “Po tokët e kemi tonën vetëm rreth 2 hektarë i kemi me qera tjerat janë tonat. Përkrahje kemi pasur me nga 125 euro për hektarë nga Qeveria e Kosovës, janë të mirëseardhura këto mjete pasi na lehtësojnë punën rreth kultivimit të grurit”, ka treguar Shishana.
Ndryshe, bazuar në raportet e realizimit të mbjelljeve vjeshtore të Drejtorive Komunale të Bujqësisë, në 31 komuna të cilat na i kanë dërguar të dhënat, sipërfaqja e mbjellë më grurë vitin e kaluar ishte 85,818 hektarë, kurse edhe sivjet pritet që kjo sipërfaqe të jetë e përafërt me atë të vitit të kaluar. Ndërkaq, vitin e kaluar, kultivues të grurit që i kanë plotësuar kushtet për të përfituar subvencione nga 125 euro për çdo hektarë të mbjellë ishin rreth 10200 në vlerë prej 5.3 milionë euro, ku tashmë më shumë së gjysmës së tyre iu është kryer pagesa./FermaIme/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët