Tyson Fury është duke përdorur mënyra të pazakonta në përgatitjen e tij për rimeçin ndaj kampionit në kategorinë e peshave të rënda, Deontay Wilder.

Britaniku ka thënë se do t’i zhytë duart në benzinë nga pesë minuta në ditë për t’i forcuar nyjat e tij para duelit ndaj boksierit amerikan.


31-vjeçari e sfidon kampionin për titullin e WBC-së për herë të dytë më 22 shkurt, derisa dueli i tyre i parë (në dhjetor 2018) përfundoi me barazim.

DeontayFurynew Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Një veprim tjetër i pazakontë i Gypsy King ishte masturbimi nga shtatë herë në ditë për t’i ngritur nivelet e testosteronit para se të hynte në ring me Wilder.

Ndërsa metoda e tij më e re është futja e duarve në benzinë nga pesë minuta në ditë për një periudhë njëmujore para meçit. Këtë gjë ia ka mësuar një ish-boksier i dueleve pa dorëza. /Telegrafi/

TysonFuryduar (Foto: John McCoy/Getty Images/Guliver)

telegrafi sport app