LAJMI I FUNDIT:

Furrtarëve t’u ofrohet rryma me çmim 50% më të lirë (Video)

Furrtarëve t’u ofrohet rryma me çmim 50% më të lirë (Video)

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqin në një intervistë për Telegrafin ka kërkuar që të ulen çmimet e energjisë elektrike për furrtarët.

Sipas tij, nëse furrtarëve u ofrohet çmimi i lirë ata mund të ofrojë edhe çmime më të ulëta të bukës.


Krasniqi ka përmendur si rast Shqipërinë, ku ofrohet çmime për 50 për qind më të lira sesa të amvisërive.

Krasniqi: Taksa për prodhimet e Serbisë të kthehet në reciprocitet (Video)
Lexo po ashtu Krasniqi: Taksa për prodhimet e Serbisë të kthehet në reciprocitet (Video)

“Një pjesë e madhe e importit të miellit ka ardhur nga Serbia, por që nuk ka qenë pengesë deri më tani. Me vendosjen e taksës 100 për qind, kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i subvencionoj këto biznese që lëndën e parë e marrin nga Serbia, sepse i duhet kohë deri sa të krijojnë tregje të reja. Shteti duhet t’iu ndihmojë bizneseve që të sjellin produkte me kosto që mos t’i rrisin çmimet. Një nga kërkesat e tyre është edhe ulja e energjisë elektrike për 50 për qind. I kemi kërkuar ZRRE-së dhe qeverisë që të ulët çmimi i rrymës 50 për qind më lirë se qytetarët sikurse në Shqipëri”, tha Krasniqi.

Kosova të largohet nga CEFTA dhe të aplikoj si shtet (Video)
Lexo po ashtu Kosova të largohet nga CEFTA dhe të aplikoj si shtet (Video)

Ndryshe, furrtarët kanë ngritur çmimet e produkteve të tyre pas vendosjes së taksës prej 100 për qind më 21 nëntor nga Qeveria e Kosovës për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. /Telegrafi/