LAJMI I FUNDIT:

Furnizimi i Kosovës me “Javelin” nervozon rusët, Zakharova: Rrezik për destabilizim

Furnizimi i Kosovës me “Javelin” nervozon rusët, Zakharova: Rrezik për destabilizim

Blerja e raketave anti-tank “Javelin” nga Kosova, e kanë shqetësuar së fundmi edhe Rusinë.

Siç raportojnë mediat serbe, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka thënë se Rusia “dënon fuqishëm” planet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që t’i shesë raketat anti-tank “Javelin” Kosovës.


“Po flasim për çfarëdo përpjekje për të armatosur strukturat ilegale paramilitare të Prishtinës. Mospërfillja e të drejtës ndërkombëtare dhe dispozitave të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurisë, tregojnë se Washingtoni dhe aleatët po minojnë përparimin e negociatave për çështjen e Kosovës dhe rrisin rrezikun për destabilizim si në provincë, ashtu edhe në rajonin e Ballkanit”, ka thënë Zakharova, raporton “Novosti”.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Rusia reagon në çështjet e Kosovës.

Daçiq përmend përsëri luftën teksa komenton furnizimin e Kosovës me “Javelin” – megjithatë e pranon se Serbia nuk ka si ta kundërshtojë një gjë të tillë
Lexo po ashtu Daçiq përmend përsëri luftën teksa komenton furnizimin e Kosovës me “Javelin” – megjithatë e pranon se Serbia nuk ka si ta kundërshtojë një gjë të tillë

Për blerjen e “Javelin” ditë më parë reagoi edhe ministri i Punëve të Jashtme në mandat teknik dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq.

Në këtë drejtim, ndonëse e ka pranuar se “Serbia nuk ka forcë ta ndalë një gjë të tillë”, ai ka vazhduar të “luaj të fortin” duke theksuar se “Serbia nuk ka ndërmend të bëjë luftë, por po të donte – Kosovën nuk do ta ndihmonin as një milion ‘Javelin’”.

E presidenti Vuçiq tha në të njëjtën kohë se ky informacion është një zhgënjim i madh për Serbinë, por edhe se Serbia së bashku me SHBA-në do të punojnë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori