LAJMI I FUNDIT:

Furgoni me përmasa të mëdha, rrënoi portën e autolarjes (Video)

Furgoni me përmasa të mëdha, rrënoi portën e autolarjes (Video)

Përmasat e mëdha, ia pamundësonin këtij furgoni të kalonte nëpër një portë të autolarjes që ndodhet në Pontefract të West Yorkshire.

Megjithatë, shoferi insistoi të kalonte në atë pjesë, duke bërë që i tërë konstrukti të rrënohet, transmeton Telegrafi.


“Kalimi nëpër linjën e makinave të zakonshme, me një furgon gjigant dhe injorim të rekomandimeve” ka qenë komenti lidhur me pamjet e pazakonshme.

Insistimi tij është kritikuar prej shikuesve, meqenëse në këto autolarje ka instrukcione dhe është e pamundur të gabohet në këtë formë. /Telegrafi/