LAJMI I FUNDIT:

Fuqizimi i Komuniteteve të Cenueshme për Ndryshime të Qëndrueshme

Fuqizimi i Komuniteteve të Cenueshme për Ndryshime të Qëndrueshme

Save the Children Kosova me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, ka punuar me kujdes që nga viti 2021 për të mbështetur shërbimet sociale për rreth 10,000 individë që jetojnë në rrezik të përjashtimit social në Kosovë.

Ky bashkëpunim përfshin partneritetin me 47 Organizata Joqeveritare të licencuara në ofrimin e shërbimeve sociale dhe forcimin e bashkëpunimit midis ofruesve formal dhe joformal të shërbimeve për të siguruar që vajzat, djemtë, gratë dhe burrat të kenë qasje në shërbimet e nevojshme sociale.

“Krahas ofruesve formal dhe joformal të shërbimeve, dhe institucioneve vendore, ne kemi qenë aktivisht të përfshirë në krijimin e një rrjeti të fortë të mbështetjes dhe ofrimit të mbështetjes gjithëpërfshirëse të përshtatur për nevojat individuale. Kjo qasje bashkëpunuese mundëson një qasje gjithëpërfshirëse për trajtimin e sfidave të shumëanshme me të cilat përballen të mbijetuarat/it e dhunës me bazë gjinore, dhunës në familje, njerëzit që jetojnë me aftësi të kufizuara, fëmijët dhe të rriturit në nevojë dhe të gjithë ata që jetojnë në rrezik të lartë nga përjashtimi social.

BE dhe Save the Children Kosova janë të përkushtuara për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për komunitetet e rrezikuara në Kosovë. Duke siguruar qasje në shërbimet e nevojshme sociale, nxitje të bashkëpunimit ndërmjet ofruesve të shërbimeve dhe fuqizim të institucioneve vendore, mund të arrihen ndryshime të qëndrueshme”, thuhet në njoftim

Veç kësaj, përmes trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve dhe mekanizmave të tjerë mbështetës, ofruesit e shërbimeve dhe institucionet vendore fuqizohen që të bëjnë ndryshime pozitive të qëndrueshme.

“Përmes këtyre përpjekjeve, jemi të përkushtuar të kemi një ndikim kuptimplotë në jetën e vajzave, djemve, grave dhe burrave në nevojë”.

Vizitoni info-sherbimesociale.org sot dhe mësoni më shumë.